THIRRJE PUBLIKE DREJTUAR 12 DEPUTETËVE TË LDK-së

SYRI TV
Të nderuar deputetë të LDK-së,
Pas votimit në Kuvend për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, tani nuk mjaftojnë deklaratat publike dhe qëndrimet politike.
Nëse qëndrimi juaj është se ky vendim duhet t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues, atëherë është koha për veprim konkret institucional.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës u mundëson së paku 10 deputetëve që të kontestojnë një ligj të miratuar nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese, brenda afatit kushtetues.
Prandaj, kërkesa ime publike drejtuar 12 deputetëve të LDK-së është e qartë:
Mos flisni vetëm – veproni.
Nëse besoni se ky vendim duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, përdoreni të drejtën tuaj kushtetuese dhe ndërmerrni veprimin përkatës brenda afatit.
Ky është momenti kur qëndrimet publike duhet të shndërrohen në përgjegjësi institucionale.
12 deputetë janë më shumë se numri minimal i nevojshëm.
Prandaj, qytetarët presin veprim konkret, jo vetëm deklarata.
Me respekt,
Dr. Shaqir Shala. Dat.10.09.2026.Solothurn CH.