Në promovimin e librit të Nehat Hysenit: “Polemika shqiptaro-serbe për Preshevën mora pjese me nje fjalë rasti: “Libër me tendenca nacionaliste deri në shovenizëm, asutorët serbë Preshevën shqiptare e sulmojnë në substancën e saj kombëtare”
/Me rastin e botimit të librit: Presheva: Historia dhe fati i saj, të auto
rëve Tomislav e Svetisllav Petroviq, Jagodinë, 2009/
Shkruan: Xhemaledin Salihu
Libri i autorëve preshevarë Tomisllav e Svetisllav Petroviq që aktualisht
jetojnë në Jagodinë e Smederevska Pallankë, ka këtë përmbajtje : parathënia,
hyrja, rezymeja, toponimia, legjendat, kronologjia, fjalori dialektologjik, veshja
dhe adetet, jeta shoqërore-argëtuese, Presheva qysh e mban në mend autori dhe
shënime mbi autorët.
Lidhur me Preshevën dhe Mëhallët e saja kanë shkruar shumë autorë : J. Tri
funoski, T. Vukanoviq, J. Haxhi-Vasileviq, I. Kelmendi. Autorët e monografisë
kur shkruajnë për Mëhallët e Preshevës mbështeten vetëm në J. Trifunoskin, i
cili jo realisht, subjektivisht dhe jo objektivisht shkruan për Mëhallët e
Preshevës dhe për demografinë e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut,
çka e kontestojnë shumë autorë shqiptarë, por edhe autori serb T. Vukanoviq.
Në librin e tyre Presheva, sipas autorëve mëhalla më e vjetër në Preshevë është mëhalla e Rekës/lumit-autori/, e cila sipas tyre më herët është quajtur Dezheva, pastaj mëhalla Xhami-Atik /xhamia e vjetër-autori/, mëhalla Xhami-Xhedit, mëhalla Pazhik, mëhalla e Zallit, që në Preshevë askush nuk e mban në mend dhe këtë askush nuk e vërtetoi nga biseda me disa pleqë preshevarë. Kjo qëllimisht bëhet për t’ia humbur vjetërsinë dhe autoktoninë e mëhallave shqiptare.
Në bisedat që i zhvillova me disa pleq të njohur të Preshevës erdha në
përfundim se Mëhallët më të vjetra të Preshevës janë: MËHALLA E DOGA
NËVE, e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përket fisit Kelmend, MËHA
LLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përket
kryesisht fisit Thaç dhe MËHALLA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METË
VE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop. Këto dy më
halla janë të një gjaku. Poashtu biseda me ta më vërtetoi se kam të drejtë që Preshevën e vendosa të themeluar mbi këto katër mëhallë.
/Bisedë me Haxhi Isa Latifi, i Mëhallës së Kuklarëve, më 24.04.2009
Bisedë me Rexhep Kadri Salihu, i Mëhallës së Ali-Metëve, më 25.04.2009
Bisedë me Musa Kadriu i Mëhallës së Kuklarëve, më 28.04.2009
Bisedë me Muharrem Jashari, kasap i vjetër, më 09.08.2009
Bisedë me plakën Hysnije Halitin e familjes së Haxhi Abaz Halitit, e lindur më 1915, në shtëpinë e Bakush Halitit më 06.08.2010
Bisedë me Bejtulla Osmanin e Mëhallës së Alimetëve, mësimdhënës i matematikës, më 30.08.2010 dhe
Bisedë me Lutfije Jusufi-Kamberi e Mëhallës së Sheh-Halilëve në Preshevë, më 7
qershor të vitit 2014/
Autorët, kur shkruajnë për popullatën dhe strukturën nacionale të saj japin shënime të rrejshme që nuk përputhen as me statistikat që i japin disa autorë serbë mbi Preshevën. Pra, ata insistojnë se në Preshevë kishte më shumë se 30% popullatë serbe.
Për ta vërtetuar të kundërtën, se në Preshevë asnjëherë nuk pati më shumë se 25.9% popullatë serbe, po i japin disa shënime nga autorë serbë, autorë bullgarë si dhe nga shënime statistikore të institucioneve serbe:
Kazaja e Preshevës më 1878 përfshinte 134 fshatra me 39.545 banorë,
nga të cilët shumica ishin shqiptarë myslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në këtë kohë Kazaja e Preshevës përfshinte edhe Nahijen e Bujanovcit dhe të Tërgovishtës.
Vasil Kënçovi, studiues bullgar shkruan se sipas Salnames të Vilajetit të Kosovës të vitit 1311 kazaja e Preshevës kishte 15.932 muhamedanë apo siç i quan ai muhamedanë-arnautë banorë të pastër dhe 26.047 bullgarë dhe askund nuk përmend popullatë serbe. Kështu shkruajnë edhe disa autorë, të cilët përmendim vetëm populate bullgare dhe shqiptare.
Po i japim edhe disa shënime mbi përmbajtjen e popullatën sipas
statistikave serbe:
Më 1953, komuna e Preshevës prej 24.507 banorëve kishte: 15.452 shqi
ptarë /63%/ ; 6.368 serbë/25.9%/ dhe 2.787 të tjerë/11.l%/
Më 1961, komuna e Preshevës prej 26.733 banorëve kishte : 18.229
shqiptarë /68.2%/ ; 6.741 serbë /25.2%/ dhe 1.763 të tjerë /.
Më 1981, komuna e Preshevës prej 33.948 banorëve kishte : 28.967
shqiptarë /85.3%/ ; 4.198 serbë /12.3%/ dhe 783 të tjerë /2.4%/.
/Hivzi Islami, E vërteta mbi Shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, nr. 1, Prishtinë, 1971, f. 65-92
Kncov, Vasil, Izbrani proizvedenia, tom 2, Sofia, Nauka i iskustvo, 1970, f.518/
Autorët e librit shkruajnë jo objektivisht dhe jo saktë kur bëhet fjalë për popullatën
turke ose e shtojnë atë në dëm të popullatës shqiptare. Kështu ata pos që fa
miljen Esadi e trajtojnë popullatë turke, e shtojnë popullatën turke me familje
shqiptare : Familja Qerimi / Qerim, Ilmi, Qani, Sami dhe Nuredin/ asnjëherë
nuk janë deklaruar si familje turke dhe tashti jetojnë dhe veprojnë si familje
shqiptare në Preshevë. Po ashtu edhe familja Hyseni /Musa, Haki dhe Zeqirja/,
pastaj familja Shabani/Jakup dhe Jahja/ ishin familje shqiptare, të Mëhallës së
Golomehëve, të fisit Kelmend, sikur që ishin edhe familja Shabani/Zijush, Isuf,
Ymer/, janë të deklaruar familje shqiptare, pastaj familja Mustafa/ Muharrem dhe Nuredin/, si dhe familjet shqiptare: Ibrahimi /Kadri, Ahmet dhe Xhafer/ e Ali Aliu, që jetojne, punojnë dhe flasin shqip në Preshevë.
Autorët me këto shënime që i japin për popullatën e Preshevës deshën ta
ndërrojnë pasqyrën reale të popullatës së saj dhe ta bëjnë turqizimin e Preshevës.
Autorët e librit shkruajnë vetëm për familjet serbe në këtë pjesë të qytetit,
duke mos përmendur asnjë familje shqiptare.
Autorët serbë të librit “Presheva, historia dhe fati i saj” kur shkruajnë për familjet shqiptare, shqiptarët i quajnë “shiptari’ duke i dalluar nga shqiptarët e Shqipërisë që duhet t’i quajnë Albanci.
Autorët i përziejnë konceptet me qëllim : shiptari i albanci, sikur ata nuk
kanë një gjuhë, një kulturë, një traditë, një trashëgimi,e tjerë. Madje shkojnë edhe aq larg sa që shkruajnë se gjatë luftës, ata “albanci” i okupuan shqiptarët /shiptari/. Kur shkruajnë për marrëdhëniet ndërnacionale në Preshevë nuk shprehen korrekt, në raste kur duan ta njollosin e ta ofendojnë popullin shqiptar, atëherë gjejnë llagape të ndryshme fyese : “Shiptarçice” ; “shiptarke”. Dhe autorët serbë shprehen se kjo është normale. Kjo ibie sikur ne të shkruajmë në libra historike për serbët: shka, shkije, shkina.
Madje në libër, autorët përmes një mësimdhënësi shqiptar , i cili e kishte hobin loja me letra, aq shumë e njollosin dhe e ofendojnë sa që me këte dëshirojnë ta njollosin arsimin në gjuhën shqipe, se çfarë kuadro kemi shqiptare në mësimdhënie. Kështu shkruajnë për profesorin e nderuar shqiptar, të
gjuhës serbe, jo vetëm për mua, por edhe për shumë gjenarata nxënësish shqip
tarë e serbë, ishte mësimdhënës me taban kombëtar
Marrëdhëniet ndërnacionale, sipas autorëve serbë prishen, sidomos pas viteve të 70-ta të shekullit XX, atëherë kur politikanët dhe inteligjenca shqiptare filluan kam
panjën e mosdurueshmërisë ndaj serbëve. Sipas autorëve u morën qëndrime që
për çdo serb të punësuar, të punësohen 10 shqiptarë. Qëndrime të tilla sa më
kujtohen mua, por edhe gjeneratës sime nuk ka pasur. Po filloi punësimi të
përmirësohet në favor të shqiptarëve. Kështu me këto qëndrime, sipas autorëve
iu bë me dije popullatës serbe se nuk kanë pse të mbeten në Preshevë dhe të
planifikojnë për ardhmërinë e tyre në vende të tjera. Madje, autorët shkruajnë për
rastin e Svetisllavit, njëri prej autorëve, i cili ishte kuadër preshevar, profesor i
pedagogjisë, që nuk u favorizua me rastin e zgjedhjes për kryeshef të policisë,
por u zgjodh një shqiptar, se ishte qëndrim i Partisë dhe e votuan këshillëtarët e Kuvendit komunal të Preshevës, më vitin 1968 si dhe pse nuk u punësua gruaja e tij, edhe pse kreu shkollën e lartë për edukatore. Këto ishin arsyet, që autorët e librit e lëshuan Preshevën dhe shkuan në Jagodinë dhe Smederevska Pallankë.
Po në një pjesë të librit e përmendin se Presheva ishte komunë shumë e
pazhvilluar, ndërsa unë po them se me qëllim e lanë pas dore dhe në varfëri.
Me gjithë kushtet e favorshme gjeografike, të transportit dhe zellin e
madh të popullatës, këto troje, Presheva u la më e pazhvilluara dhe më pasivja
në Serbi. Sa i përket zhvillimit u bë një prerje e dukshme, deri në Vranjë (ku je
tojnë serbët) u kapërcye në një shkallë krejtësisht tjetër zhvillimi, u krijua
industria, e cila madje jetonte nga lëndët e para të Preshevës e të Bujanovcit. Kështu në këto vite, Presheva kishte 5 herë më pak të ardhura nacionale
për kokë banori se mesatarja e Serbisë. Në vitin 1987 shkalla e investimeve në komunën e Preshevës kapte vetëm 12,4% të mesatares së Serbisë, ndërsa më vitin 1988 vetëm 6.2%. Në komunën e Preshevës, të gjithë serbët ishin të punësuar, ndërsa vetëm çdo i 18 shqiptar ishte i punësuar, ndërsa në Serbi çdo i 4 qytetar. Edhe pse në përbërje të popullatës, serbët bënin vetëm 7%, ata shfrytëzonin mbi 60% të fondit banesor. Në organet dhe institucionet republikane ishin të punësuar vetëm serbët. Nga diferencimi ideo-politik u larguan mbi 100 punonjës arsimorë shqiptarë. Padrejtësitë e shumta në kulturë, arsim, informim/planprogramet mësimore, e tjerë/. Nataliteti në 1.000 banorë : në Preshevë ishte 27.5, ndërsa në Serbi 16.7. Shtimi natyral i popullatës ishte: në Preshevë: 20.5, ndërsa në Serbi 7.5,
Pra, këto shënime, por edhe tregues të tjerë, të cilët nuk i kemi cekur,
tregojnë për shkaqet ekonomike të largimit të popullatës serbe nga Presheva
dhe përfitimet e mëdha duke i shitur pronat e tyre.
Presheva i takoi Serbisë, prej vitit 1912, me qendra herë në
Leskovc, e herë në Vranjë, jetonte, vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë,
andaj edhe bie poshtë konkludimi i autorëve për klimë antiserbe.
Autorët serbë konstatojnë se shpërgulja e popullatës “turke”/shqiptare-autori/ filloi që nga Luftërat Ballkanike e deri më 1965. Paralel me këto shpërngulje filloi edhe kolonizimi i Preshevës me popullatë serbe, të cilës i jipej tokë prej 5 ha. Kolonizimi në Preshevë vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë botërore, kur në Preshevë u sollën shumë kolonista serbë e malazezë, jo vetëm në Cakanovc, një fshat i Preshevës, por edhe në qytet të Preshevës, me një dokument të gjetur në Arkivin Historik të Vranjës 12 fasmilje serbe.
Autorët e përmendur të librit:Presheva, historia dhe fati i saj, në mënyrë taksative cekin familjet serbe në Preshevë, të ardhura nga vise të tjera dhe vitin e ardhjes,vetëm për qytetin e Preshevës, duke fillua nga shkolla fillore”Ibrahim Kelmendi” deri te kisha e Preshevës, pëgjatë rrugëve kryesore 15 Nëntori, Sava Kovaçevid dhe M.Tito.
Sipas këtyre autorëve, vendosja e parë masovike e Serbëve filloi më 1912, pas Luftërave Ballkanike, sidomos pas viteve 1924-26 kemi vendosjen masovike të familjeve serbe.
Po cekim me radhë nga Pçinja e Epërme erdhën në Preshevë familjet Jovanoviqët, Stojkoviqët, Popoviqët nga Shainca, Dejanët dhe Goginët nga Dejanci, Stankoviqët nga Vladovca, Nikoliqët nga Tërnica e Epërme, Arnautovitët nga Jabllanica, Borinarët nga Vaganca, Mishinët nga Vërbaca, Dudincët nga Novo Sela, Miranët nga Vlladovci, etjerë.
Nga rrethi i Vranjës, Bujanovcit dhe Polanicës: Stoshiqët, Stankoviqët, Kallanxhijtë nga Sejaca, Vukoviqët nga Mekovci, Jovanoviqët nga Tibuzhda, Arsiqët nga Zhbevci, Iliqët nga Stanevci, Stojanoviqët nga Gradnja, Ivanoviqët nga Kërshevica, Marinkoviqët nga Kriva Feja, Miciqët nga Klinovci.
Autorët e librit popullatën shqiptare e sjellin nga Malësia e Shkodrës, Shqipërisë së Veriut, çka nuk është e vërtetë, sepse e vërtetojnë shumë autorë shqiptarë ndryshe, se janë autoktonë, madje edhe këta autorë shkruajnë se ndodhi shpërngulja e madhe popullatës shqiptare për Turqi.
Poashtu autorët e librit vërtetojnë se në Preshevë, në shek XIX dhe XX ishin vetem 3 shtëpi autoktone serbe.
Për të gjitha këto sulme nacionaliste me ngjyrime edhe shoviniste ndaj Preshevës reagoi autori i këtyre rreshtave Xhemaledin Salihu dhe më vonë edhe Nehat Hyseni, të cilat polemika me autorët serbë janë zhvilluar në Forum TV B 92 dhe mund t’i gjeni aty.
Sv. Petroviqi dhe Radunoviqi e quajne Tomisllav kosmopolit, ndersa kur lexohet ky tregim i Tomisllavit me poshte shihet se ai nuk ishte kosmopolit, por ishte shovinist me premise raciste
Në shkrimet e tij, Mr. Tomisllav Petroviq shkruan se është për vetëqeverisjen socialiste, se i takon familjes liridashëse të LNÇ, se është idhëtar i vëllazërimit dhe bashkimit, është për barazi nacionale e sociale të kombeve dhe kombësive të barabarta, është internacionalist dhe kozmopolit.
Nuk do të kishte arsye të mos i besojmë, po te mos ishte ky tekst:
KOZMOPOLITIZMI I Mr. TOMISLLAV PETROVIQIT, në këta rreshta demantohet:
» Ballistët shqiptarë, gratë shqiptare dhe fëmijët, përfundimisht e kuptuan se lufta mbaroi. Meqë kishin qenë në anën e okupatorit- pushtuesit, kërkonin shpëtim duke ikur. Nga oborri im shiheshin gratë, fëmijët , pleqtë dhe të rriturit tjerë shqiptarë, të cilët kishin bërë krime gjatë luftës, iknin nëpër vreshta dhe nëpër kodrat mbi Preshevë , duke shpresuar se do t’i shpetonin burgosjeve dhe dënimeve të merituara.
Gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk ishin fajtorë, por edhe ata frikësoheshin nga hakmarrja. Të rralëe ishin ata që i shpetonin vdekjes. Syri i mpreftë i luftëtarit me lehtësi i qëllonte shënjestrat e gjalla-njerëzit e pafajshëm( verejtja ime) dhe pak kush arriti të kalojë përtej kodrave, për të kërkuar shpëtim.
Unë gezohesha. Posa i kisha mbushur gjashte vjet dhe tek unë filloi të ngjallet patriotizmi. Edhe pse pamja ishte tragjike, besoja si fëmijë se hakmarrja është e drejtë dhe e shenjtë.
Unë argëtohesha kur shihja viktimat e goditura si rrokulliseshin teposhtëzës, edhe pse ato ishin gra me fëmijët e tyre të pafajshëm.
Kështu lindi nga gjaku liria në Preshevë. Këto ishin orët e para të lirisë dhe dita e parë e jetës në liri.»
Kështu shkruan kozmopoliti dhe internacionalisti Mr. Tomisllav Petroviq në këtë libër. Ata që e lexojnë, le të gjykojnë vet.