Ligjvënësit amerikanë shtyjnë përpara Projektligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

SYRI TV

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan ka votuar për ta çuar përpara një projektligj, sipas të cilit i kërkohet Sekretarit të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe, shkruan koha.net.

Projektligji u sponsorizua nga kongresisti republikan Keith Self, i cili ka thënë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të diskriminohen, derisa ka përmendur pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

“Një raport i vitit 2021 i publikuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut tha se Serbia mund të jetë duke kryer një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai, sipas videos nga mbledhja e komitetit e publikuar në rrjetin X.