Nëse analizat tregojnë se qumështi përmban substanca kancerogjene, çfarë duhet të bëjmë? Të heshtim? 

SYRI TV

Vrasje e hapur hapur ndaj shëndetit publik.
Substanca kancerogjene që e sulmojnë drejtpërdrejt organizmin, sidomos ushqimi për fëmijët tanë është helmim masiv i popullatës.
Qytetarët duhet të dinë se çka hanë e çka pinë!
Në çdo shtet serioz të botës, produktet ushqimore kontrollohen vazhdimisht. Kur institucionet kryejnë analiza dhe inspektime, askush nuk e sheh këtë si sulm ndaj biznesit apo politikë, por si mbrojtje të shëndetit publik.
Po nëse analizat tregojnë se qumështi përmban substanca të rrezikshme apo kancerogjene si pasojë e lëndëve të para që përdoren, çfarë duhet të bëjmë? Të heshtim? Apo ta fshehim të vërtetën?
Shëndeti i qytetarëve, sidomos i fëmijëve, duhet të jetë mbi çdo interes tjetër. Kushdo që kundërshton kontrollet ose përpiqet t’i diskreditojë ato, duhet të pyesë veten: a do ta pranonte të njëjtin produkt në tryezën e fëmijëve të vet?
Kontrollet nuk janë armik i prodhuesit të ndershëm; ato janë garancia që ushqimi që konsumojmë është i sigurt.