Tanikur ka përfunduar numërimi i votave të diasporës fituesit e humbësit tashmë dihen

SYRI TV

Sot, kur ka përfunduar numërimi i votave të diasporës, sot kur gjithçka është mbyllur dhe fituesit e humbësit tashmë dihen, dua të falënderoj të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës anembanë botës për organizimin dhe mbarëvajtjen shembullore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit!

Në veçanti, dëshiroj të falënderoj përfaqësinë diplomatike të Kosovës në Stuttgart, ku edhe vetë kam votuar dhe kam parë me sytë e mi një organizim të jashtëzakonshëm!

Pa lënë pa përmendur edhe përfaqësinë diplomatike në Cyrih, për të cilën qindra miq më kanë shkruar duke shprehur befasi shumë pozitive për nivelin e lartë të organizimit dhe për procesin e votimit, i cili u zhvillua në mënyrën më të mirë të mundshme!

Ajo qe mua më ka lënë përshtypje të mrekullueshme, ishte momenti kur pash se njerëzit përgjegjës të konsullatës në Stuttgard dilnin dhe i merrnin më të moshuarit por edhe gratë qe prisnin në rend dhe i fusnin në objektin e konsullatës qe mos t’i linin jashtë e në rend qe t’i ekspozoheshin atij të ftohti të acar qe mbretëronte ditën e 28 dhjetorit! Pra ishte një akt shumë human dhe civilizues nga ana e njerëzve përgjegjës të konsullatës në Stittgard e për çka unë i përgëzoj shumë!

Tjetra qe më ka rënë në sy dhe me ka impresionuar shumë, ishte edhe sjellja shumë njerëzore e vet konsullit zt. Bërbatovci, i cili kujdesej personalisht qe organizimi i zgjedhjeve të shkonte në mënyrë perfektë, por edhe pyeste njerëzit qe po prisnin në rend për të votuar se a ju mungonte diçka, apo edhe a kishin nevojë për ujë dhe gjëra tjera qe pritja e tyre në rend t’ju bëhej sa me e lehtë!

Kam vënë re se njerëzve qe ishin të sëmur po edhe atyre në moshë të shtyrë, ju ofroheshin edhe karrige qe ata pritjen në rend ta kishin sa më të lehtë!

Shkurt ishte një organizim qe nuk e kish parë as të gjermanët, sa i përket perfeksionit, kur gjermanët kanë zgjedhje, sepse unë qe nga viti 2010 votoj edhe në zgjedhjet gjermane, sepse i kam dy nënshtetësi!

Me përkushtim shtetëror dhe ndjenjë të thellë atdhedashurie, dy konsujt e Republikës së Kosovës në Stuttgart z. Hamdi Bërbatovci dhe në Cyrih z. Vigan Berisha, u shndërruan në shtylla të dinjitetit institucional gjatë organizimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Në një kohë kur distancat gjeografike shpesh e vënë në provë lidhjen me atdheun, ata dëshmuan se shteti jeton dhe forcohet përmes shërbimit të ndershëm, profesionalizmit dhe vizionit të qartë.

Nën udhëheqjen e tyre, procesi zgjedhor u zhvillua me rregull, transparencë dhe respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve, duke e kthyer çdo qendër votimi në një vatër shprese dhe përgjegjësie demokratike. Me organizim shembullor, komunikim të hapur dhe përkushtim njerëzor, ata siguruan që zëri i mërgatës të dëgjohej fuqishëm, si pjesë e pandashme e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Ky angazhim fisnik nuk ishte thjesht administrim i një detyre, por një akt besimi ndaj demokracisë dhe një shërbim i sinqertë ndaj atdheut. Emrat e z. Bërbatovci dhe z. Berisha mbeten dëshmi se përfaqësimi diplomatik, kur udhëhiqet nga integriteti dhe dashuria për Kosovën, shndërrohet në vepër dinjitoze në shërbim të kombit.