E vetëshpallura qeveri teknike i lëshon ultimatum Edi Ramës të dalë nga zyra, ndryshe SHBA do ta flakë si Maduron.

SYRI TV

Një letër që doli në rrjet dhe ku i bëhet thirrje Edi Ramës të largohet nga Kryeministria, është bërë objekt diskutimesh duke hapur një sezon të ri gallate në rrjet.

Letra që shikoni më poshtë, është dërguar nga ajo që është vetëshpallur si qeveri teknike dhe ka 4 kërkesa në formë ultimatumi ku mes të tjerash, i deleguari i të ashtuquajturës “Qeveri Teknike”, Edison Rrapushi, i kërkon Edi Ramës lirimin urgjent të zyrave të Kryeministrisë për t’ia dorëzuar Profesor Pëllumb Pilinçit.

Sipas letrës, Rama ka afat shtatë ditë për të liruar ambientet, për të ndaluar nxjerrjen e VKM-ve dhe për të dorëzuar “çelësat, vulat dhe regjistrin e personelit”.

«Mandati i qeverisë suaj ka skaduar më 11 Gusht 2025, kur në Vlorë u mandatua Qeveria Teknike e Shqipërisë me Kufij Natyror, me kryeministër Prof. Pëllumb Gani Pilinçin. Qeveria Teknike ju kürkon të mos bëheni pengesë e proçesit demokratik të kalimit të pushtetit. Prof. Pilinçi ju ka sqaruar disa herë edhe publikisht, se qëndrimi juaj në ambientet e Kryeministrisë përbën okupim të paligjshëm të institucionit».

Letra ka bërë që të plasëse gallata më rrjet sidomos pasi në të lëshohet dhe një paralajmërim teksa thuhet se në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit mund të ndërmerret një “operacion ushtarak i ngjashëm me atë të Venezuelës”.

E vetëshpallura qeveri teknike i lëshon ultimatum Edi Ramës të dalë nga zyra, ndryshe SHBA do ta flakë si Maduron. Plas gallata në rrjet