një analizë kritike:
Data: 31.12.2025
Nga Salih Sefa
CH
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë u zhvilluan në një kontekst të veçantë politik dhe shoqëror, të karakterizuar e të dalura nga një bllokadë institucionale afërsisht njëvjeçare, polarizim i thellë politik dhe debat intensiv mbi legjitimitetin e aktorëve qeverisës. Ky proces zgjedhor ngriti disa çështje kyçe për analizë:
• Sjellja ndëshkuese (ose jo) e votuesit rezident
• Skenari strategjik i ndërtuar menjëherë pas rezultateve të 9 shkurtit dhe përcaktimi i datës 28 dhjetor me ndihmën e Presidentes së “ndegjueshme”
• Ndikimi i pjesëmarrjes së mërgatës në kompensimin e mosvotimit vendor!
Të dhëna statistikore:
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025
• Të drejtë vote: 2.075.868
• Kanë votuar: 966.283 votues
• Pjesëmarrja: 46,54%
Në këtë periudhë, mërgata nuk ishte në pushime dhe, rrjedhimisht, nuk erdhi për të votuar.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
• Të drejtë vote: 1.999.204
• Ulje krahasuar me shkurtin: –76.664 votues
• Plus: votues të rinj sipas moshës
• Plus: votues nga mërgata, e vlerësuar rreth 250.000 persona me të drejtë vote
Këtë herë, mërgata erdhi mirë e organizuar dhe u prit me ceremoni festive, madje edhe nga përfaqësues qeveritarë, duke festuar së bashku. Një pritje e tillë është e admirueshme për mërgatën — por jo vetëm në momentet kur ka nevojë për votën e saj.
Siç shihet nga shifrat, pjesëmarrja e mërgatës e kompensoi ndëshkimin e votuesit rezident, duke e çuar numrin e përgjithshëm të votuesve në Kosovë në 906.754. Kjo nënkupton se vota rezidente nuk i kalon rreth 650.000 votues. Një rënie kaq e theksuar në literaturën politike njihet si “Fenomeni i Abstenimit Protestues”.
Shifrat përfundimtare të 28 dhjetorit 2025
• Të drejtë vote: 1.999.204
• Kanë votuar: 906.754
• Pjesëmarrja: 45,36%
• Ulje e pjesëmarrjes krahasuar me 9 shkurtin: –1,18% përkundër pjesëmarrjes së madhe të mërgatës!
Nga interpretimi i këtyre shifrave rezulton se pjesëmarrja e lartë e votuesve nga mërgata ndryshoi në masë të konsiderueshme rezultatin zgjedhor, duke u bazuar në supozimin se votuesi rezident dhe ai nga mërgata kanë profile, përvoja dhe pritshmëri të ndryshme politike.
Ky shkrim synon të ofrojë një analizë kritike të këtyre dimensioneve, duke u mbështetur në qasje teorike të shkencave politike dhe studimeve zgjedhore.
1. A e ndëshkoi votuesi rezident bllokadën njëvjeçare?
Po — dy herë po.
Në teorinë e përgjegjshmërisë demokratike, zgjedhjet konsiderohen mekanizmi kryesor përmes të cilit qytetarët vlerësojnë performancën e qeverisjes. Në këtë kuptim, një bllokadë institucionale e sterzgjatur, kudo në botë, pritet të prodhojë sjellje ndëshkuese ndaj aktorëve që perceptohen si përgjegjës.
Megjithatë, në kontekstin kosovar, sjellja e votuesit rezident rezulton më komplekse. Një pjesë e elektoratit nuk e përktheu bllokadën si dështim ekskluziv të një subjekti politik, por si produkt të konfliktit ndërinstitucional dhe mungesës së kompromisit ndërpartiak. Kjo shpërndarje e fajësisë e zbut efektin ndëshkues klasik dhe shpjegon pse vota rezidente nuk reflektoi në mënyrë lineare pakënaqësinë ndaj stagnimit politik. Përndryshe, pjesëmarrja do të kishte qenë edhe më e ulët që lidhet me:
2. Mosvotimin rezident :
a.Mos plotësimi i premtimeve të qeverisëse!
b.PDK fushatë jo vitale dhe thirrje vetëm në vlerat e UÇKsë !
c. Një LDK që thrret në vlera Rugovjane por nuk gjason askund me këto vlera!
e.AAK,një fushatë programore dhe e frytshme e pozitive!
Këto fakte i bashkohen këti fenomeni bllokues e ndëshkues që me një dimension tjetër është tepër i rëndësishëm:
pse ishte niveli relativisht i ulët i pjesëmarrjes së votuesve rezidentë. Ky lloj mosvotimi nuk nënkupton domosdoshmërisht apati politike, por shpesh përfaqëson një refuzim simbolik të ofertës politike ekzistuese.
2.Në anën tjetër, pjesëmarrja e shtuar e mërgatës gjatë periudhës zgjedhore veproi si faktor kompensues, si në aspektin numerik ashtu edhe në atë simbolik. Kjo ngre një pyetje thelbësore mbi përfaqësimin real: a pasqyron rezultati zgjedhor më shumë vullnetin e elektoratit rezident, apo një kombinim asimetrik të dy trupave votues, me përvoja dhe pritshmëri të ndryshme politike?
Studimet mbi diasporën tregojnë se votuesit jashtë vendit priren të jenë më ideologjikë dhe më pak të ndikuar nga kostot e përditshme të qeverisjes, çka mund të krijojë një diskrepancë midis praktikës së qeverisjes dhe mandatit elektoral.
3. Data 28 dhjetor: zgjedhje strategjike apo rastësi institucionale?
Caktimi i zgjedhjeve në fund të muajit dhjetor ka ngjallur debat të konsiderueshëm. Nga perspektiva e teorisë së zgjedhjeve strategjike, partitë në pushtet shpesh përpiqen të maksimizojnë avantazhin elektoral përmes përzgjedhjes së kohës së votimit (electoral timing).
Në rastin konkret, data 28 dhjetor përkon me periudhën e kthimit masiv të mërgatës për festat e fundvitit, çka objektivisht rrit potencialin e pjesëmarrjes së këtij segmenti të elektoratit. Edhe nëse nuk mund të provohet empirikisht se kjo datë ishte planifikuar qëllimisht për këtë efekt, perceptimi publik i një kalkulimi politik është po aq i rëndësishëm sa vetë qëllimi real. Në politikë, perceptimi shpesh prodhon pasoja po aq të fuqishme sa faktet.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Kosovë nuk mund të kuptohen thjesht si një proces elektoral rutinë. Ato përfaqësojnë një rast studimi mbi kufijtë e ndëshkimit demokratik, rolin ambivalent të mërgatës dhe përdorimin strategjik të kalendarit zgjedhor, të aprovuar nga Presidentja e “ndegjueshme”.
Votuesi rezident shfaqi një kombinim të ndëshkimit të përgjithshëm dhe abstenimit protestues, ndërsa mërgata ndikoi në rivendosjen e ekuilibrave numerikë të procesit zgjedhor. Në tërësi, këto zgjedhje nxjerrin në pah nevojën për reflektim më të thellë mbi funksionalitetin e demokracisë përfaqësuese në Kosovë, veçanërisht në kushtet e krizave të zgjatura institucionale.
Uroj që kjo krizë të ndërpritet, të shërbejë si një moment reflektimi, duke i dhënë jetë dhe funksionalitet të plotë Shtetit të Kosovës.