Në vazhdën e takimeve dhe rrjetëzimin e Unionit me institucionet vendore, kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli takoi edhe z. Liza Gashi të cilën e njoftoi për Unionin dhe angazhimin në shtrirjen për fuqizimin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër dhe mbështetjen e talenteve të ri.
Pasi që e informoi z. Demoli për 29 Klube të Futbollit Shqiptar në Zvicër, z. Gashi i interesoi për funksionimin e Klubeve dhe qëndrueshmërinë e tyre.
Duhet cekur se si në Kombëtaren e Shqipërisë, Kosovës e po ashtu edhe atë të Maqedonisë së Veriut, numri më i madh i futbollistëve vinë nga mërgata.

Është shumë në interes të madh edhe mbështetja e talenteve të ri mbi moshën 14 vjeç që tani ka filluar Unioni të i përzgjedhë me një qëllim të i mbështesë dhe të i orientojë për një të ardhme më të frytshme që është në interesin e tyre dhe ndoshta edhe të kombëtareve tona.
Z. Gashi tha se mërgata është aset tejet i rëndësishëm i Kosovës dhe pritet memorandum në qeveri dhe ligj përkatës i lidhjeve të ngushta sidomos në kulturë dhe sport me institucionet në mërgim.
Në fund z. Demoli në shenjë falënderimi i dhuroi mirënjohje në emër të Unionit dhe 29 Klubeve aktive të Futbollit Shqiptar në Zvicër, me shpresë për një bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellët në të ardhmen.