Dita Nacionale e Zvicrës 733 vjet shtet, po e festojne bashkarisht edhe me mbi 500 mijë shqiptarë! 

SYRI TV

Me rastin e pamvaresise e shtetit me demokratik dhe tolerant në botë!

1 Gushti-Dita Nacionale e Zvicrës festohet edhe në Kosovë nga mije kosovarë! Jane një mijë arësyera pse shqiptaret këtë festë edhe ne Kosovë dhe ballkan.

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Sot festojne jo vetme zvcerrane por edhe ne huajt mbi dy milionë, ketu edhe mbi 500.000 shqiptare nga Ksova dhe ballkani.

Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit. Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800. Për herë të parë, 1 gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore. Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi. 1 gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.

Festohet 1 gushti në Kosovë, sepse Zvicra ishte shteti i parë qe  përmendi fjalën pamvaresi për Kosovën ne KS te OKB-së nga ambasadori i presidentes se atëhershme te Konfederates Helvetike znj. Micheline Calmy-Rey.

Pastaj Zvicra eshte shteti i trete (pas Shqipërise dhe SHBA-së) qe e njohu shtetin e Kosovës (27 shkurt 2018). Zvicra eshte kontribuesi me i madhë nga vendet evropanae ne ndertimin dhe zhvillimin e Kaosoves qe deri tash ka dhuruar mbi 500 milionë franga zvicerane. Sot Zvicra mban me bukë mbi 500 mije kosovarë, do perkujtuar se Zvicra strehoi mbi 60 mije refugjate  gjatë luftrës, pra keto jane vetem disa aresyet pse edhe kosovaret fesftojne diten e sotme (1 gushtin) bashkarisht me shoket dhe miqte tanë zviceranë. Ne Zvicer sot jetojn edhe veprojnë mbi 300 mijë shqipatre (shumica kosovarë) me mbi 100 mije tjerë që posedojne pasaportën zvicerane!, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kryeministri i Republikes se Kosovë Albin Kurti, ka vlerësuar larte marrëdheniet e mira meiqesore mes Kosovës dhe Zvicrës ne cdo takim me prtewdsidnten hwelveti,e znj.Viola Amhered dhe personalitetet tjera zvicerane  qofte ne Bernë, Davos apo ne Prishtinë.

Kurti nder tjera tha se se « ky shtet ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e popullit të Kosovës. Kosova është me fat që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Zvicrën… »

Sot është dita kombëtare e Zvicrës e cila shënon nënshkrimin e Kartës Federale në vitin 1291. Një shtet 733 vjeçar që ka qenë pranë nesh për një kohë të gjatë, një vend që ka ndikuar shumë edhe për demokracine dhe tolerancen nder popujt ne ballkan!

Duke pasur parasysh numrin e madh të komuniteteve të huaja që jetojnë në Zvicër, shqiptarët ndihen të privilegjuar që busti i heroit kombëtar Skënderbeu qëndron në Gjenevë, në qytetin ndërkombëtar dhe që busti i Nënë Terezës ndodhet në Lozanë. Me kusht që të ketë bashkëpunim të mirë mes Zvicrës dhe Kosovës, pse të mos ngrihet nesër në Prishtinë një bust i heroit zviceran William Tell, pas gjithçkaje që Zvicra ka bërë për shtetin më të ri në Evropë?

Për më tepër, nëse marrim parasysh sa më sipër, duke përfshirë praninë e ambasadës zvicerane në Prishtinë, shtatoren e William Tell-it ndoshta një ditë në kryeqytetin kosovar, duket se zonja Calmy-Rey si dhe autoritete dhe media të tjera zvicerane kanë pasur arsye të mira për ta quajtur Kosovën “kantoni i 27-të” zviceran, nga e kemi marrë emrin e gazetës sonë.

Me rastin e 733-vjetorit te qenit për cdo vit bashkarisht me zvceranët edhe shqiptarët festojne 1 gushtin – Diten Nacionale te shtetit helvetik. Shqiptaret jane me shume se me fat, jane te priveligjuar te jetojne dhe te punojne ne Zvicër! Megjithate, sot, diten Nacionale-1 gushtin nese jo zrytraisht shqiptaret po e festojne ashtu kush si mundet ne menyre private edhe ne Kosovë, qytetare keta Zvicra qe gjenden aktualisht ne pushime po festojne duke vene flamujt ballkanove apo para shtepive te tyre si dhe shtyllat (bander) e rrymes elektrike

 

Shqiptarët në Zvicër 1 gushtin e festojnë si 28 Nëntorin? Nëse ne Kosove shenohet dita e clirimit te Ameirkës, pse edhe 1 Gushti -Dita Nacionale e Zvicres t’mos shenohet ne Kosovë, qe shpesh nga mediat dhe politikaj zviceran Kosovën e konsiderojne si kantontoni i 27-të,

Pra, dita Nacionale e Zvicres të shpallet edhe në Kosovë si ditë feste! Nese shqiptaret edhe jashta vendit me mbi 1 milionë festojne 28 nentorin, pse edhe shqiptaret e Zvicres t’mos e festojne 1 gushtin ne Kosovë apo ku gjenden ata ne viset tjera te ballkanit, meqe ky pervjetor koincidon ne ditet e pushimeve, ku pjesa dermuese e mergimtareve gjenden jashta Zvicres. Njëkohesisht, kjo Zvicer ka “prodhuar” një Xherdan Shqiri apo Granit Xhaka te cilet e ngriten lart Zvicres ne futbollin evropian dhe arenen nderkombëtare si dhe emrin shqiptarë duke ngritur imazhin dhe dinjitetin e dy popujve!

 

Diaspora shqiptare nga Zvicra sot mban gjalle me buke mbi 500 mije kosovare. Per cdo vit me shumë se dy miliardë franga hyne në Kosovë nga mërgimtarët!

Flamujt e Zvicrës nëpër Kosovë mahnitin zviceranët - AlbinfoVeç kësaj, pse t ‘mos e festojmë 1-Gushtin, ditën Nacionale të shtetit Helvetik, kur kjo Zvicra gjatë luftës i hapi dyert per mijera emigrant, ajo strehoi pa hezitim mbi 60 mijë refugjatë, pastaj Zvicra njihet ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me bukë rreth 600 mijë shqiptarë në ballkan (500 mijë në Kosovë dhe 100 mijë tjerë në Maqednoine Veriore, Shqipëri, Luginen e Preshevës (Serbi) dhe Mal të Zi)

Zvicra sot eshte investitori më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro.. Zvicra ndihmon në punësimin e 3 mijë personave në Kosovë deri ne vitin 20124

Perveq angazhiimit te mijera ushtareve  zviceran (Swisscoy) keto 12 vitet e fundit ne Kosovë dihet sot angazhimi i qeverise zvicerane ne Kosove dhe roli i saj i faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon!

“Rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare jetojnë në Zvicër dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në ekonomi, kulturë dhe politikë në vendin tonë. Zvicra sot eshte investitori më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës..” ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë z.Thomas Kolly ne bisedën e fundit për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”  me rastin e ërvjetorit te pavarësisë së Kosovës.

Njëkohesihtsh sot ne Zvicer ke qindra frima, komapani, shkolla ne gjuhen shqipe, ke monujmente hiostrike sikur busit i heroit kombëtar “Skenderbeut” ne Gjeneve buzi Liqenit (Lac du Leman përballe OKB-së etj…Veq kesaj, sipas autoriteteve te Prishtinës, per cdo vit me shumë se dy miliardë franga hyne në Kosovë nga mërgimtarët! Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet në ditët e vështira. Keto a nuk jane vetem disa aresye pse duhet kremtuar 1-Gushtin edhe ne Kosovë!

Pas 733 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një mirë transportuese e çokollatave dhe djathit, por “transportuese” e mire edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gatis helvetik! Zvicra gjithmonë ka thënë se të jetë një shembull për vendet që sapo kanë dalë nga një luftë dhe konflikt që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova.

Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vertem e çokolladave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera te cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë nga nga shteti helvetik.

Pra, urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!. Kjo është pse shqiptarët e festojnë dhe duhet ta festojnë Ditën Nacionale të Zvicrës paralel me zviceranet!

1291 – Urime Ditelindjen Zvicër!
Bonne fête nationale Suisse!
Buona festa nazionale Svizzera
Alles Gute zum Geburtstag Schweiz