Dy të vdekur dhe 6 të plagosur në festë me 300 të ftuar!

SYRI TV

Të paktën dy persona kanë vdekur sot dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një feste në një lagje të Memphis , Tenesi, SHBA, sipas policisë.

“Gjatë hetimeve që pasuan, ne përcaktuam se ishin gjithsej 8 viktima, dy prej të cilave kishin vdekur në vendngjarje”, tha policia e Memphisit në një postim në Platformën X. Një nga të plagosurit mbetet në gjendje kritike, sipas policisë. “Kishte një festë pa leje, mund të ishin rreth 200-300 vet”, tha policia.

Policia po kërkon të paktën dy të dyshuar, sipas CBS News. “Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis për CBS News.