Pak pasi burime të ndryshme bënë të ditur se çifti i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, këngëtari mori një vendim të papritur.
Ai fshiu mbrëmjen e djeshme nga ‘YouTube’ edhe këngën “Gjendje”, ku protagoniste e klipit ishte Sara. Por nuk mbaron me kaq!
Sot ai ka fshirë edhe kujtimin e fundit që kishte bashkë me Sarën në Instagram. Bëhet fjalë për një foto ku shiheshin krah njëri-tjetrit.
Profili i tij tashmë përmban vetëm 3 postime dhe në asnjë prej tyre nuk gjendet Sara.
Ende nuk dihet shkaku i krisjes së çiftit.