Sëmundja autoimune e Celine Dion

SYRI TV

Dhjetorin e kaluar, këngëtarja e njohur Celine Dion njoftoi se vuan nga një sindromë neurologjike, “Stiff Man Syndrome”, një sëmundje e rrallë që shkakton ngurtësim të gjerë të muskujve. Që atëherë jeta e saj ka ndryshuar plotësisht: ajo anuloi shfaqjet e saj në Las Vegas dhe turneun e saj botëror, shiti shtëpinë e saj në Nevada dhe sot ende po bën shumë përpjekje për t’u marrë me sëmundjen e saj.

Motra e saj Claudette, në një intervistë ka treguar se si është gjendja aktuale e shëndetit të Celine Dion.

Prandaj motra tjetër e familjes, Linda, u zhvendos në shtëpinë e Celine, ku jeton me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson, për t’u kujdesur për të dhe për të qenë pranë saj në këto kohë të vështira.

“Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë me ndonjë punë, flas me motrën time Lindën që jeton me të dhe ajo thotë se po përpiqet shumë. Ajo ndjek sa më shumë studiuesit kryesorë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë”, tha Claudette.

“Unë me të vërtetë mendoj se ajo më së shumti ka nevojë për pushim, pasi gjithmonë e tepron veten, përpiqet të bëjë më të mirën. Në një moment zemra dhe mendja juaj po përpiqen t’ju thonë diçka. Është e rëndësishme ta dëgjosh”, ka shtuar ajo duke komentuar ndërprerjen e performancave të Celine.

“Është diçka që ajo ka të sajën: ka disiplinë në çdo fushë të jetës së saj. Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por të kesh shpresë është e rëndësishme”.

Sëmundja e rrallë e Dionit, ndër të tjera, shkakton konvulsione, diskinezi dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes, ndërsa shkenca ende nuk ka arritur në shkaqet e sakta të saj, me hetimet e para që tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune