Mbrëmje familjare e pa harruar me Arif Vladin, Nimon Mushkolaj, Mentor Mushkolaj Albana Zelaj, si dhe orkestrën me kompozitorin Vllaznim Buxhovi, Drinka me Fitim Kastrati.

SYRI TV

Në kantonin e Friburgut në restorantin Sterne në Tentlingen në mbrëmjen e të shtunës mërgimtarët nga e gjithë Zvicra familjarisht ishin tubuar për të festuar muajin e nëntorit festiv.

Paraqitja e artistit Arif Vladi sidomos me këngët e tije epike la shumë përshtypje te mysafiret që me duartrokitje të furishme dhe falënderues për kontributin e tij nder vite për vlerat artistike kushtuar shqiptarëve ne përgjithësi.

Artisti i këngës shqipe në Zvicër Nimon Mushkolaj, me paraqitjen e tij dhe repertorin duke i kënduar gjithë trevave shqiptare, ishte i rrethuar me adhuruesit e tij të flakët nga Zvicra dhe shtetet për rreth sajë.

Orkestra shumë profesionale me kompozitorin Vllaznim Buxhovin në shoqërim të Drinka me Sax dhe Fiim Kastratit me sint, ishin tejet aktiv në përcjelljen e artistëve të merituar dhe atmosferën e të pranishmëve ne sallë.

Artistja Albana Zela me paraqitjen e saj para të pranishmëve ishte qershi mbi tortë me repertorin sidomos të këngëve nga veriu dhe jo vetëm.

Këngëtari dhe luftëtari i lirisë Mentor Mushkolaj si cdo herë modest dhe artist i vërtetë dhe i gjithanshëm, la shumë përshtypjen tek të pranishmit në sallë për atmosferën dhe organizimin e mbrëmjes.

Televizioni Syri në Zvicër me moderatoren  Ruth Henrion ishin për së afërmi me artistët dhe pjesëmarrësit që në disa sekuenca do të përdorë materialin e filmuar për në emisionin e sajë Relax.

Falënderim i veçantë shkon edhe për pronarin e Restoranit Sterne në Tetlingen të Kt. Friburgut për mundësinë e zhvillimit të magjisë të kësaj mbrëmje me yjet e artit nga mërgimi.