Sipas revistës The Economist, Serbia është shndërruar në “shtëpi të dytë” për rusët
Revista ka renditur shtete që po i strehon rusët që nga fillimi i luftës që shteti i tyre po bën në Ukrainë.
Vendin e parë e zë Kazakistani, të dytin Serbia, kurse të tretin Armenia.
“Përcaktimi i shkallës së saktë të emigrimit të nxitur nga lufta është i ndërlikuar. Kremlini, çuditërisht, nuk ka publikuar të dhëna për këtë çështje”, shkruar në tabelën e publikuar nga revista prestigjioze britaneze.
Raportimet thonë se rreth 150 mijë rusë erdhën në Serbi, pra duke u bërë vendi i parë në botë që strehon qytetarë nga Rusia.