Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me shumë gjasë i ka ofruar Ukrainës furnizimin me armë vetëm që Kievi të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Euractiv raporton se këtë e ka thënë një zyrtar gjerman me ndikim në Parlamentin Evropian, pas takimit që Vuçiq pati me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Pas këtij takimi Vuçiq kishte thënë se “Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe që kjo nuk do të ndryshoj”.
Ukraina është në mesin e vendeve që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sidomos pas nisjes së pushtimit rus, ka pasur disa lëvizje pozitive në atë drejtim, por ende pa një rezultat konkret.
Në anën tjetër, Kosova është bashkuar me shtetet demokratike, duke i vënë Sanksione Rusisë, gjë të cilën Serbia nuk e ka bërë ende njofton Lajmi.