Pse nuk lejohet vendosja e shtatore së Skënderbeut në qendër të Bujanocit!

SYRI TV
Refik HASANI 🖋
Më,  7 janar të vitit 2007,  u dha propozimi dhe u shkrua në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirat Shqiptare për inciativën dhe propozimin për ngritjen e shtatores së heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Në vend që të vendoset shtatorja e heroit ton Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit me një manifestim, shenim madhështor si që u mendua.
Është  parashtruar edhe kërkesë me shkrim më datën 15.10.2008,e cila ju është  dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.
Jo vetëm ende -Që nuk është  ngritur shtatorja e heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit,por edhe –Lapidari  kushtuar dëshmorëve të  Ushtrisë Çlirimtare   për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës që është hequr 20 janar 2013, nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.
Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i të drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendumi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
E pa evitueshme pse nuk lejohet vendosja e shtatore së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,sepse mbi të gjitha,ky Rajon  nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine. Këto tri komuna jan  më të pa zhvilluara   dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.
Nëse vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit,nuk marrin miratimin edhe të Ministrisë përkatëse të Republikës së Serbisë,atëherë kjo, mbetët që vullneti  i kësaj Komune të ankimohet edhe në  Gjykatën Kushtetuese, dhe instanca e mekanizma të BE-ë.
Autori është inciator-propozues, duke parashtruar edhe kërkesë me shkrim, më datën 15.10.2008,e cila ju është  dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.