Feti Demoli kryetar i UKSHFZ takon në ambientet e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Maliqe Hashani dhe Bislim Bislimi

SYRI TV

Në kuadër të takimeve që është duke i zhvilluar Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli në vendlindje, sot ishte edhe në ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Takimi shumë mbresëlënës ishte me z. Maliqe Hashani Drejtoreshë e Departamentit të përgjithshëm në Ministzrinë e Kulturës Rinisë dhe sportit dhe sekretarin Bislim Bislimi-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Kultures,Rinisë dhe Sportit ku z. Demoli për së afërmi i njoftoi rrjedhën e Unionit dhe Klubet e Futbollit Shqiptar në Zvicër. Ishte shumë interesante të dëgjojnë organizimin e Unionit dhe qëllimet e mërgimtarëve kur dihet se në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptar.

Ure lidhja me mërgatën hap një kapitull shumë të rëndësishëm sidomos për kulturën dhe sportin shqiptar në përgjithësi u shpreh z. Hashani. Ajo tha se rinia shqiptare në Zvicër kërkon mbështetje institucionale dhe duhet një angazhim edhe më i madh që shteti të projektojë plane afatgjate që të ken një copë vendlindje gjithmonë në vete.

 Edhe Z. Bislim Bislimi u shpreh se mërgata kërkon dhe meriton një mbështetje jo vetëm në kohën e pushimeve në vendlindje, por edhe një formë sistematike dhe institucionale në mbështetje të rinisë në Zvicër sidomos në Kulturë dhe sport.

Bisedimet që u zhvilluan me Kryetarin z. Feti Demoli dhe Nënkryetarin z. Reshit Morina arritën që të intensifikojnë bashkëpunimin sidomos në projekte konkrete të ndihmojnë  Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër e në veçanti Unionin i cili sipas njohurive që kanë z. Hashani dhe z. Bislimi, Unioni është duke luajtur rol të rëndësishëm viteve të fundit në organizimin e Klubeve shqiptare e sipas tyre kjo është për ta vlersuar dhe çmuar.

Z. Feti Demoli falënderoj Z. Hashani dhe z. Bislimi për kohën dhe interesimin për një bashkëpunim në të ardhmen me Unionin.