Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli takoi Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni

SYRI TV

Ishte takim miqësor dhe i frytshëm sidomos kur  është futbolli në pyetje e në veçanti në këtë rast u bisedua edhe për ndërtimin e fushës së futbollit të qytetit që është projekt infrastrukturor në dobi të qytetit dhe futbollit Gjilanas.

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni  që në fillim tha se mërgata është thelbi i shtetit dhe i dëshirojmë mirëseardhje në pushimet verore pranë më të dashurve të tyre.

Shkëmbimi i ideve me kulturën Evropiane me dëshirë e pranojmë dhe i ftojmë mërgimtarët të investojnë më shumë në vendlindje sepse projektet nga mërgata i sjellin dobi vendit dhe ndihmojnë popullin për avancim dhe një jetë më të lumtur.

Po ashtu edhe Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli u shpreh se edhe mërgata ka dëshirë që çdo kryetar i komunave nga vendlindja është në të mirën e tyre të i vizitojnë bashkëvendësit e tyre dhe të japin projekte konkrete që ka të bëjë për ndërtim dhe në të mirën e vendit.

Kryetari z. Feti Demoli e informoi edhe për rrjedhën e futbollit në Zvicër e sidomos të Klubeve të Futbollit Shqiptar i cili tha se shqiptarët na  bëjnë krenar si Xherdan Shaqiri nga Zhegra, Granit Xhaka dhe shumë të tjerë e që Zvicra është vendlindja e dytë e tyre.

Ai po ashtu tha se shqiptarët në përgjithësi në Zvicër na bëjnë krenar sidomos tani gjeneratat e reja të cilët lulëzojnë gjithandej-

Jeni të mirëseardhur në Zvicër!