NJOFTIM
Unë, Xheladin Shaban Shala, kryetar i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Bazel, dëshiroj të NJOFTOJ të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së se shpreh publikisht mbështetjen time të plotë për Ramiz Lladrovcin në garën për Kryetar të Komunës së Drenasit.
Megjithëse jam pjesë e PDK-së prej ditës së parë, duke mbështetur këtë parti në të gjitha format dhe mundësitë, pa përfituar kurrë asgjë, por, vetëm se aty ishin liderët tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Ju bëj thirrje si vëllezër dhe motra për hir të unitetit dhe të mirës së përgjithshme ta mbështesim Ramiz Lladrovcin në mandatin e radhës në krye të komunës së Drenasit.
Të gjithë ne që jemi lind e rritur në Drenas e dimë se Ramiz Lladrovci për këtë kohë sa ka qeverisur e ka dëshmuar si askush tjetër përkushtimin për punë të mira në shërbim të komunitetit dhe duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të Drenasit.
Mbështetja ime për Ramiz Lladrovcin nuk është vetëm një vendim politik, por është një zgjedhje që bazohet në dëshirën që Drenasi ta ketë një udhëheqje që nuk pranon diktat nga jashtë për organizimin e punëve në Komunën e Drenasit, dikë që NUK pranon ndërhyrje përmes imponimit nga “të fortit” e komunave fqinje.
Vendimmarrësi duhet të jetë vetëm qytetari i Drenasit përmes të zgjedhurit të saj, kështu që besoj se vetëdija e lartë qytetare nuk do të lejojë që Drenasin ta lë në (shumë) duar të pasigurta.
Vendimin tim për ta mbështetur Ramiz Lladrovcin e kam marrë në koordinim me kryetarin e degës së PDK-së, dega në Zvicër, z. Ragip Xhaka.
Me shumë respekt për të gjithë juve, Xheladin Shaban Shala!