Takimet e kryetarit të Ukshfz në vendlindje edhe pse në kohën e pushimeve rezulton tejet pozitiv kur ka të bëjë me Unionin e qe këto ditë zhvilloi takime të një pas njëshme si në FFK, MKRS dhe sot edhe në MPJD.
MPJD dhe Divizioni i Departamentit për Diasporë e në veçanti drejtori Z. Elis Badalli i cili është edhe një figurë që një kohë të gjatë punon me diasporën dhe i njeh për së afërmi sidomos shoqata apo edhe sportist, je angazhimin e tije për rininë shqiptare në rrethana të mundshme.
Në ambientet e MPJD z. Elis Badalli mirëpriti Kryetarin z. Feti Demoli dhe nënkryeatrin e UKSHFZ z. Reshit Morina me të cilët u bisedua rreth angazhimeve dhe aktivitetit të UKSHFZ.
Për së afërmi u diskutua puna e UKSHFZ dhe rezultatet e viteve të fundit që me shumë mund dhe angazhim po tregojnë në terren për bashkimin e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Elis Badalli është një njohës i mirë i Unionit i cili viteve të fundit ishte edhe vetë prezent në zhvillimin e Kupës që zhvillohet tradicionalisht çdo vit e që i tubon Klubet të Futbollit Shqiptar në Zvicër.
Demoli dhe z. Morina e informuan për rrjedhën e në veçanti për planet e Unionit në të ardhmen që është në të mirën e Klubeve të unionit dhe MPJD që është edhe gjithmonë pranë Unionit.
Badalli falënderoi Unionit dhe kryesinë, dhe i përgëzoi për rezultatet e viteve të fundit dhe shprehi gatishmërinë në emër të MPJD si deri më tani të jetë pranë Unionit dhe gjithë mërgimtarëve që kanë qëllime të mira në mbështetje të rinisë shqiptare.
Demoli falënderoi po ashtu z. Badalli për mbështetjen e vazhdueshme dhe e vlerëson angazhimin e tije për diasporën dhe se është njeriu shumë meritor në këtë detyrë që i është besuar nga MPJD.
Në fund të takimit shumë miqësorë shprehen gatishmërinë e dyanshme për një perspektivë të frytshme në të ardhmen.