Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut në gusht “sipas marrëveshjes reciproke”, njoftoi të mërkurën presidenca e Afrikës së Jugut.
Rusia në vend të kësaj do të përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Afrika e Jugut u përball me një dilemë lidhur me organizimin e samitit, sepse, si anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), teorikisht do të duhej të arrestonte Putinin për krime të dyshuara lufte nëse ai vinte dhe merrte pjesë në samit.
ICC ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin.
Liderët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut do të marrin pjesë në samit, njoftohet nga Afrika e Jugut.