„Dy yje shqiptare që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin. Ata s’jetuan asnjë ditë në Shqipëri por lexoni sa krenar ishin për origjinën e tyre kombëtare.!
Në 1968, xhirohet filmi «ODISEU», Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odisea), luajnë rolet kryesore. Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë se si të dy komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata. Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:
-«Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni»?
Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:
-«Është gjuha e nënës».
-«Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav»? – gazetari.
-«Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot».
-«Por historia thotë se ata ishin grekë», ia ktheu gazetari i habitur!
-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke», i ishte përgjigjur Irena.“
Rai Uno -1974