82 turistë në Greqi kanë kaluar momente tmerri, pasi anija me të cilën ata po lundronin u përfshi nglakët.
Mediata e huaja raportojnë, se anija me turistë britanikë u përfshi nga flakët rreth 300 metra nga plazhi Stenga në qytetin Archangelos, në ishullin e Rodosit, ndërsa të gjithë turistët ishin në bord.
Ata u hodhën në det për të shpëtuar, teksa nga bregu u nisën menjëherë varka shpëtimi. Fatmirësisht të gjithë arritën të shpëtoheshin, teksa anija u shkrumbua plotësisht. Nuk dihet ende arsyeja pse nisi zjarri, teksa ka dyshime që temperaturat e larta nxehën shumë drurin e anijës së vjetër.
plotësisht.