Shkruan: NEFAIL MALIQI
Nga ky titull i ketij rrefimi, sigurisht ka ndokush qe do me shante, por ka ndoshta edhe ndonje që do te me lavdëronte, bile qata të redaksisë nga gazeta qe e udheheq, meqë marrin rrogë
Pse asnje medium deri tash nuk e ka pyetur Batonin për hapat e parë te gazetarisë, se si u be gazetar apo kush e bëri? Mos valle ai ju ka thëne: “Allahile mos ma shtroni ket pyetje..?!”
Atëhere, kolege te nderuar nese ate nuk e keni pyetur, po e zeme se me keni pyetur mua dhe ja po ju tregoj fill për pe nje rrefim interesant qe po e them per here te pare publikisht, meq jemi ne prag te Dites Nderkombëtare te gazetarave, temë kjo intersante që i shkon aktualitetit..
Ishte viti 1987 kur isha studente ne Universitetin e Prishtines.. Atëbote si studente edhe pse i ri, paralel punoja edhe si gazetar-bashkepunëtor ne gazeten e studenteve Bota e Re.. Ju kujtohet faqja e pare e kesaj gazete, kur minatoret ishin mbyllen ne zgafelle, kurse ne publikuam tre karriga mbrapsht ne faqen e pare (Stipe Shuvar, Ali Shukria dhe Rrahman Morina) .. Nejse kjo ishte nje histori tjeter, veq desha te tregoj se ciles gjenerate i takoja..
I kthehemi temes.. Ne ate kohe vec në Bota e Re, paralel punoja edhe per Rilindjen si korrespendent nga Presheva, por isha i angazhuar edhe ne rubriken “Prishtina dje, sot, neser” faqe kjo qe mbahej nga redaktoret Esad Dujaka dhe Shefqet Rexhepi
Ne mbledhjet ditore ne gazete njeri nga redaktorër e Rilindjes Esad Dujaka apo Shefqet Rexhepi (tybe nuk me kutjohet cili) mu drejtuar: Ti Nefail shko bere nje interviste me nje vajze, ishte shume zonja, me emrin Ariana Haxhiu e cila kishte zene vendin e pare ne Jugosllavi ne garat e shahut ne Bella-Crkv, nje qytet ne Serbi. Redaktori ma dha numrin e telefonit te saj ne shtepi. I telefonova Arianës, kur i thash se jam gazetar e kuptoi pse kisha thirrur. Ajo propozoi qe te shkoja ne shtepi.
Aty me priti me kafe Ariana Haxhiu me prinderit… Pasi e bera intervisten, tuj pi kafe, aty u paraqit nje djale i ri, floke verdhe kaqurrel me faqet butac. U prezentua: Quhem Baton Haxhiu jam studet i vitit te pare nje mjekesi.
Tuj bisedu ai nderhyri me fjalet: Zoteri gazetar shume e dua profesionin e juaj si gazetar, pash familjen si mund te behem si ju?
Ju pergjigja shkurt: Shume thjesht djalosh. Duhet me dijte me shkru, me pas talent, vullnet dhe me dijte nje gjuhe te huaj..
Ai papritmas u përgjigj: Po e di serbishten, po edhe me shkru mesohem ndoshta dalngadal…
Aty plasi gazi dhe une, duke e pare entuaziasmin dhe deshirene tij, propozova që neser te dalin te redaksia e Bota e Re (te barakat) ne Qendren studenteve e mes te konvikteve.
Ai doli dhe e futa ne redaksi, ne mbledhen ditore (analizen e numrit) qe benim cdo dite nga ora 10-te. E njoftova me koleget. Aty ishte Bardh Hamzaj (kryredaktor, tashme i ndjeri) Fadil Demaku, Fitnete Tuda, Vehbi Bajrami, Bajrush Morina, Faruk Tasholli, Emin Azemi, Liri Loshi, Halil Matoshi, Hazir Reka etj.. Aty, kryeredaktori Bardhi mua me propozoi, me angazhoi me dy tema, bisede me Ibrahim Rugoven qe ishte si profesor ne Universitet dhe per ta ndjekur Seminarin e gjuhen shqipe qe mbahej atebote ne Prizren. Kurse Batonit i propozoi, sa me kujtohet po ashtu dy tema, nje për Siden (meqe ishte ne mjekesi) si dhe per bashkejetesen «vëllazerin bashkimin».
Dhe qe nga ajo dite nisi te merret me gazetari… dhe me pas lidhi kontaktet e para me koleget e “Novi Svetit” (qe drejtohej nga serbi Simic)
Keshtu ka qene historia e hapave te pare te gazetarise te Baton Haxhiut, qe mund te pyesni edhe ate, sigurisht e mban mend meqe eshte me i ri se une nja 2-3 vjet. Kur mua me kujtohet, pse jo atij…
Tash, nëse une e paskam bere gazetar Baton Haxiun sigurisht dikush me shan apo ndoshta edhe me lavdëron, sdi… Kete histori te Baton Haxhiut, se kur nisi te merret gazetari e tregova, jo aq per te me falenderuar, por per te treguar, poqese e fyeni, mos e shani njerin se ai ska faj … Sidoqofte, mire kemi ecur..ai mbet atje gazetar multientik e une ketu ne Gjenevë, nderkombëtar!..