Premiera e filmit Bomba në Zvicër këtë fundjavë në Rapperswill-Jona dhe Baden

SYRI TV

Filmi i radhës nga Kosova që arrin në kinematë  Zvicerane është “Bomba”, i cili bazohet ne ngjarje të vërteta për tmerrin e kaluar gjatë luftës, ngjarje të rrëfyera nga vet ata qe mbijetuan, e me së miri e kuptojnë ata që e përjetuan vet luftën andaj ju rekomandoj ta shikoni.

Filmi do të shfaqet po thuajse në të gjitha kantonet me radhë.

Në këtë fundjavë aktorët James Fetahu,Fatos Kryeziu dhe Albioni Fetahu do të ju shoqërojnë në:

Rapperswill-Jona

Obere Bahnhofstrasse 46

04/03/2023

ORA: 18:00 076 398 0966

 

Baden

Kino Trafo-Brown Boveri Platz 1

05/03/2023

ORA: 11:00

Filmi Bomba është me regji nga James Fetahu me aktorët: JAMES FETAHU, ENVER PETROVCI, FATOS KRYEZIU, SELAMI TARAKU, AVNI HOTI, DIBRAN TAHIRI, KADRIJE CANOLLI, BISLIM MUQAJ

Kur bëhet fjalë për rolin në film me tematika të luftës në Kosovë dhe lufta e lavdishme e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, aktorët nuk hezitojnë në as një moment të flasin rreth kinematografisë që është lënë shumë pas dore nga institucionet dhe historianët shqiptar.

Televizioni Syri si çdo herë mbështet artin dhe kulturën në çdo moment të mundur e në këtë rast me stafin e televizionit vullnetarisht do të rrugëtojnë në Kantone të ndryshme të Zvicrës në përcjellje të aktorëve që do të jen prezent para publikut shqiptar në Zvicër.

Disa foto çasti me gazetarin e TV Syri Besim Laci, moderatorët Ruth Bytyqi dhe Ticci Miftari duke intervistuar aktorët dhe bashkatdhetarët pas premierës së filmit Bomba ne Solothurn.

“Tri vjet punë por më në fund u kurorëzua Bomba dhe besoj se do ta pëlqeni thotë regjisori.

Unë ja kam pasur borxh vendit tim, vazhdoj t’i kem borxh, një pjesë të historisë tonë të mirë, krenare dhe të dhimbshme që do të e keni këtë fundjavë brenda 100 minutave.

Ju ftoj ta shikoni filmin dhe të kënaqeni me një copë të pasqyruar të së vërtetës tonë të dhimbshme edhe krenare”, tha James Fetahu, regjisori dhe aktori në rolin kryesor të filmit.

Gazetar i TV Syri – Besim Laci