Shoqata Kulturore ATDHEU nga Thun dhe Shoqëria Kulturo artistike AlbaKult nga Ostermundigen Kantoni i Bernit festuan 15 vjetorin ditën e pavarësisë të Republikës së Kosovës

SYRI TV

Festë e madhe ishte sot në Thun të kantonit të Bernit para shumë bashkatdhetarëve të cilët me shume respekt dhe dëshirë të madhe ishin tubuar ne Beränsallen të Thunit për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Të pranishëm ishin nga të gjitha anët e Thunit me rrethinë e po ashtu nga Kryeqyteti helvetik Berni e njëherë edhe përfaqësuesi diplomatik i Ambasadës se Republikës të Kosovës z. Gjenis Haxhimehmeti

Si çdo vit edhe kësaj radhe Shoqata Kulturore Atdheu me shumë mund por me dëshirë dhe vullnet të mirë argëton bashkëkombësit tonë në festa te ndryshme kombëtare dhe manifestime anembanë.

Si që e theksoi vet kryetari i Shoqatës Atdheu z. Xhemshir Zenuni se mërgimtarët sidomos rinia kanë nevojë për bashkim sa më të madh të komunitetit tonë, e kryesia jonë e shoqatës jemi duke kontribuar dhe duke investuar kohën tonë për të mirën e rinisë shqiptare.

Edhe sot shihej se Shoqata Atdheu këtu ne Thun ruan traditat tona dhe kultivon gjuhën, këngët e vallet nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë manifestimit ishin me programin e tyre edhe Shoqëria Kulturo artistike  ALBAKULT  të cilët një javë me parë në Ostermundingen festuan ditën e pavarësisë dhe një (1) vjetorin e themelimit të tyre e që Shoqata Atdheu ishte bashkë me ta.

Si që e ceki në fjalën hyrëse edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës z. Gjenis Haxhimehmeti se, këtë muaj manifestimet janë gjithandej Zvicrës dhe lavdëroi punën dhe angazhimin e gjeneratave të rritura të cilët me vizionin e tyre kontribuojnë për një të nesërme të mirë për rininë shqiptare.

Nuk munguan as fjalët e kryesisë e Shoqatës Atdheu për kryetarin Xhemshir Zenuni që siç u cek se është përfaqësues i denje dhe kontribuues i madh për komunitetin shqiptar ne Thun i cili udhëheq me vite te tera Shoqatën.

Ne përfundim te manifestimit të gjithë u ndanë të lumtur dhe vlerësuan lartë angazhimin dhe kontributin e Shoqatës Atdheu në Thun.

Besim Laci

Gazetar i «TV Syri»