Kështu ndodhi edhe sot kur shtëpia e kulturës së Preshevës «Abdulla Krashnica nga Presheva e vlerëson dhe shpërblen «me mirënjohje» gazetarin e SYRI. TV , Arben Mehmetin për kontributin e tij në të mirë të kësaj shoqate dhe të SYRI TV medium më i mirë në mërgatë.
Arben Mehmeti, gazetar i SYRI TV dhe televizioni SYRI TV nga Zvicra janë vlerësuar me mirënjohje nga Shtëpia e Kulturës «Abdulla Krashnica nga Presheva» .
Po ashtu një falënderim i përzemërt dhe i veçantë i shkon edhe drejtorit të mediumit SYRI TV, z. Musli Sahiti.
Ju shprehim mirënjohje për afirmimin dhe vlerësimin nga ana Juaj si redaksi Televizive të vlerave të Shoqatës si dhe mirëkuptimin e treguar nga ana juaj që në aktivitetet e ardhshme të » Ditës së Mërgatës 2023 » të qëndroni afër nesh, duke i informuar mbi aktivitetin tonë diasporën në Evropë, në botë e njëherë edhe në Preshevë .
Mirënjohja e Shtëpisë së Kulturës » Abdulla Krashnica » nga Drejtori i shtëpisë së Kulturës Kujtim Sadriu , Gazetari nga Mërgata Arben Mehmeti ka falimideruar drejtorin dhe stafin e shtëpisë së Kulturës nga Presheva për bashkëpunim dhe për kontributin e SYRI. TV për Preshevën dhe Diasporën.