Hapet “Shkolla shqipe” në Langnau të Kantonit të Bernës

SYRI TV

Më datën 19 tetor 2022 u hap e pika shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës. Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës.

 “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.

Dje, më datën 19 tetor 2022 ishim në hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës. Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës. Buzëqeshjet e tyre ishte diçka të veçanta, të bukura, hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dalloheshin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin në gjuhën amtare.

Nxënësit  e grupit të parë dhe të dytë, të shkollës shqipe në Langnau, të Kantonit të Bernës

Fakt është se  “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare..

Klasa ku gjithë atanxënës mësonin të dallonin shkronjat e shqipes, fjalët dhe gjërat elementare të saj dukej si një “zgjua bletësh” ku secili mundohej të punonte më shumë apo të merrte me vete sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare. Një atmosferë mbresëlënëse ku Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni etj. të cilët me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore.

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e shkollës shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiun pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t`i hapin dyert e shkollës shqipe me qëllim që fëmijët ta kenë sa më afër shkollën ku do të mësojnë në vazhdim gjuhën amtare. Ajo që bie në sy ishte gatishmëria e prindërve për t`i dërguar fëmijët në shkollën shqipe si dhe të lumtur që fëmijët e tyre shkollën e kanë shumë afër dhe vetë mund të shkojnë në shkollë. Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër  së bashku me mësuesen Leonora Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionoj sa më mirë. Siç u tha dhe nga prindërit në ditët në vazhdim do të vijnë edhe fëmijë të tjerë, si dhe nga java  e ardhshme mësimi fillon në dy grupe, në grupin e parë janë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë.