Unioni i Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër në bashkëpunim me FFK dhe të mbështetur nga MPDJ qëndruan disa ditë rresht në Kosovë me FC Kosova nga Zürich fituese e Kupës.
Agjenda e cila ishte paraparë ndryshoi dhe UKSHFZ me FC Kosovën nuk mundën të shkonin në mbrëmjen e caktuar në një nga Restorantet e Gjilanit pasi që koha ishte e shkurtër dhe ngarkesat ishin të mëdha.
Përkrah takimeve të ndryshme me përfaqësues të institucioneve e sidomos ato të FFK, MPDJ dhe Ministrinë e Sportit dhe Kulturës dhe intervistave të ndryshme në mediume të ndryshme vendore stafi i ngushtë i UKSHFZ vizitoi shkurtë Gjilanin dhe Kryetarin z. Alban Hyseni
UKSHFZ me Kryetarin Feti Demoli falënderon Kryetarin e komunës së Gjilanit për gatishmërinë dhe planifikimit e kohës për të kaluar bashkë të cilit në emër të UKSHFZ i dorëzoi dhe i shprehu mirënjohje duke i premtuar në tersi te e ndihmojmë komunën për zhvillim të sportit dhe kuklturës e në veçanti futbollin në Gilan.
Kryetari i Gjilanit z. Alban Hyseni tha se me dëshirë e ka mirëpritur të takojë një klub si FC Kosova nga Zvicra bashkë me Unionin UKSHFZ për ti shprehur mirëseardhje në vendlindje dhe shpërblyer për rezultatet e arritura edhe për ti uruar suksese si në Kupën e Diasporës e po ashtu në ligen e Zvicrës.
Z. Alban Hyseni tha se ne jemi vend i bekuar që kemi një mërgatë shumë aktive e shpresëdhënëse në mërgim dhe jeni dritarja që reflekton me pulse shumë pozitivisht në botë për shtetit tonë.
Ai me kënaqësi foli edhe për të arriturat e futbollit të Kosovës dhe klubeve të Komunës KF Drita dhe KF Gjilani që ngadalë por sigurt po rrugëtojnë drejt Evropës.
Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli me stafin e ngushtë falënderoi Kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe bashkëpunëtorët e tij të respektuar për mikpritjen bujare.