Edhe individët janë ata të cilët munden të ju dalin në ndihmë klubeve të futbollit në Shqipëri, Kosovë Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe gjithandej e në këtë rast është FC Kosova 19 nga Kantoni i St. Gallenit.
Klubi i akademisë të futbollit në fshatin Bardhaj nga Rrethina bashkia e Shkodrës në Shqipëria falënderon FC Kosova 19 dhe kryesinë e Klubit e në veçanti Kryetarin e sajë z. Feti Demoli për mbështetje që nga inaugurimi me mjete të ndryshme e sidomos për rrethojën e stadiumit dhe kujdesit ndaj rinise tonë para disa muajve.
Ndihmat të cilat janë dërguar sot me rekreacione të ndryshme për futbollin, tregojnë qartë se sa është interesimi i mërgimtarëve te jenë sa më të bashkuar me njëri tjetrin me vëllezërit nga Shqipëria.
Klubi i akademisë të futbollit në Bardhaj kanë fjalë shumë bujare për mbështetje e po ashtu trajneri Ervin Alushi është shume mirënjohës ndaj z. Feti Demoli bashkë me shokët dhe grupin e njerëzve donator të cilët personalisht i kanë dorëzuar rekreacionet e nevojshme.
Edhe fotot tregojnë gëzimin e mbështetjes sidomos të fëmijëve të cilët ishin tubuar dhe i mirëpriten me gëzim mjetet e dhuruara për një shpresë që të jenë fatmirë dhe të shkojmë më larte thuan ata.
Sot një numër fshataresh ishin tubuar për ti mirëpritur vëllezërit nga Zvicra duke ju falënderuar për mbështetje me arsye qe fëmijët e tyre te kenë mundësinë si te gjithë shokët e tyre në Shqipëri me mjete të duhura të tregojnë talentin e tyre e ndoshta po nga ky klub nesër mundet të dalin nga ata që do të mbrojnë ngjyrat e kombëtares.