Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregullt, më 9 shtator 2022, mori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t’i zhvillojë nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton «Viti i Gjuhës Letrare Shqipe».
Në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan dhe vepruan në shërbim të njesimit të gjuhës letrare shqipe, i ftojmë të gjitha shkollat shqipe, Shoqatat në Mërgatë apo në Atdhe, që ta shënojmë këtë datë, në mënyrë sa më të denjë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kongresit drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe dhe përkushtimin e albanologëve, mësuesve, veprimtarëve dhe delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, të cilët me punën e tyre, realizuan ëndrrën kombëtare «Një gjuhë, një komb, një atdhe», Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre në Mërgatë, por edhe në Atdhe që të gjithë së bashku t’i kushtojmë më shumë rëndësi gjuhës letrare shqipe.
KKAD-ja, që nga fillimi i aktivitetit, ka ngritur idenë e njesimit të shkollave shqipe kudo qofshin, ato; në Atdhe apo në Mërgatë, të cilat duhet te jenë me programe dhe tekste shkollore të njëjta. KKAD- ja, shumë shpejt do të dalë me programin e saj dhe aktivitetet, të cilat do të vihen në përkujtim të kësaj date historike. Në rend të parë; Gjuhëtarët, mësuesit dhe të gjithë ne si shoqëri shqiptare e kemi për obligim moral, kombëtar dhe njerëzor, në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.
Në emër të KKAD-së
Kryetari – Dr. Vaxhid Sejdiu