Kush po e do më shumë? Gara për Kosovën apo…çka?

SYRI TV

Shkruan: Skenderbeg Klaiqi

Kosovën e duan shumë, e duan shqiptarët, por e duan edhe armiqtë e shqiptarëve, Kosovën e duan edhe të tjerët, secili për arsyet e tyre.

A duhet shtruar pyetjen, pse….???

Unë mendoj se nuk duhet. Kjo dihet vetvetiu dhe kuptohet mirë.

Pra Kosova, është flori, shpresoj të jemi dakord, por floriri i takon pronarit.

Nuk po e kuptoj një gjë!

E thash më lartë se Kosovën e duan shqiptarët, krejt është e natyrshme sepse shqiptarët jetojnë në atë vende të bekuar dhe janë zotë shtëpie, por pse kapet pozita dhe opozita shqiptare, se kush duhet ta dojë Kosovën më shumë, kush argumenton më shumë dashuri ndaj Kosovës, pozita apo opozita??

Këtë nuk e kuptoj!

Dashuria ndaj Kosovës do të shprehet më së miri, duke e dashur vetveten, duke e dashur shqiptarin dhe Shqipërinë.

Do dal më Konkret!

Propozimi i Kryeministrit të Shqipërisë për një rezolutë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, është shumë me vend, por edhe plotësimi me një rezolutë tjetër për gjenocid ishte në rregull, unë nuk pash diçka jo dashuri ndaj Kosovës te të dy palët, por diçka nuk pash, nuk pash dashuri të mjaftueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Pak edhe më konkrete!

Nuk ka më turp, për Shqipërinë dhe shqiptarët, po të ishin të vërteta akuzat, për trafikim organesh, si ishte ajo e shtëpisë së verdhë nga Dik Marti.

A e dini se, po të ishin akuzat e Dik Martit të vërtet, për shqiptar do të ishte vdekje, do të ishte katastrofale, do të ishte automatikisht humbje identiteti me vet dëshirë nga shumë shqiptar, sepse edhe ashtu shtetësinë Kosovare dhe Shqiptare, për çdo ditë me mijëra e heqin për interesa tjera, por ama thonë ende se jemi krenar që jemi shqiptar dhe me dëshirë nuk heqin dorë nga shqiptaria.

Me këto akuza nuk na kishte mbete fytyrë më, të paraqiteshim si shqiptar askund, po të ishte kjo e vërtetë, dhe fitore më të madhe nuk do të kishte për armiqtë tanë.

Identitetin do ta kishin hequr shqiptarët pikërisht ata që e duan më së shumti shqiptarinë, sepse për shqiptarin të gjithë e din si të ndershëm, human, të sinqertë, njeri të besës, trim, luftëtar, por luftëtar kur e mbrojnë pragun e shtëpisë, e për shqiptarin dihet se kurrë s´ka qen agresor, okupator, sulmues, masakrues dhe aq më pak, jo human dhe i pamëshirshëm.

Me tregtim të organeve njerëzore, këto janë pjellë e mendjes së atyre që ndoshta kanë vepruar vet, duke u munduar ti mbulojnë veprimin e vetat edhe pse ndoshta e kanë llogaritur, se nuk ka kush ti akuzoj, sepse shqiptarët ishin të zënë me njëri tjetrin, e që vazhdon edhe më tej.

Pra, për këto arsye, Shqipëria, jo dje, jo sot, por ka qen dashur qysh ne fillim të merret me këtë çështje, ta pastroj shqiptarin nga një akuzë e rëndë.

Pra “Shtëpia e verdhë” si e kanë quajtur, ka qen në territor të Shqipërisë, akuzat kanë qen për shqiptarët, pa marr parasysh ku jetojnë, është dashur të merret një hap që të shpëtohet Shqipëria, bashkë me ta do të shpëtoheshin edhe shokët e luftës së UÇK-s, duke i kundërshtuar fillimisht akuzat për shtëpinë e verdhë, e mandej gjykatat speciale që është ngritur vetëm kundër shqiptarëve.

Sa i përket gjykatave speciale kundër nesh ne jemi mësuar, sidomos ne nga Dardania, për ne kjo është dhe ka qen gjithmonë sakrificë në vete, bartim shumë, sepse nuk dimi të kundërshtojmë edhe pse kësaj radhe të gjitha kushtet kanë qen që të kundërshtohet, fillimisht nga vet Republika e Kosovës dhe liderët që u akuzuan.

Unë mendoj se edhe po të ndahej buxhet nga vet shteti, çdo kush do ta kishte arsyetuar, po të kërkohej lëmosh për diçka të tille, çdo kush do të ishte munduar të ndihmonte dhe nuk ka qen turp. Edhe vet liderët heshtën kur nuk u deshtë të heshtej.

Nuk është vonë ende, por…

Mos harroni, këto masa mbrojtëse nuk bëhen me akuza, rezoluta, me grindje me njëri tjetrin, por me punë dhe fakte konkrete.

Fillimisht, akuzave ti kundërvihemi me kundër akuzat dhe me padi ndërkombëtare, me avokatët më të mirë të botës, sepse nuk ka njeri në botë që është aq imun, dhe i paprekshëm ndaj ligjit.

Nuk ka prokuror dhe njeri që nuk e kap ligji, sepse prokurori paraqet akuza vetëm me fakte, ndërsa gjykata e aprovon apo jo?

Kur nuk ka prova gjykatë i hedhë poshtë, pra me sa ne e dimi në opinion, prokuroria nuk ka paraqitur, asnjë fakt diçka të pretendimit të Dik Martit.

Pra shpejt është dashur, por duhet edhe tani nuk është vonë që:

Të mblidhen avokatët e botës dhe ti kundërviheni me një kundër padi, Dik Martit dhe të gjithë atyre që po shpifin kundër UÇk-ës, liderëve dhe vet Shqipërisë.

Por ama edhe të mos bashkëpunohet më, me ata që hapin tema, të ndryshme e që nuk e kanë asnjë qëllim tjetër, përpos dëmtimin e shqiptarëve, dhe të aleatëve të tyre.

Ju siguroj, se pozicioni gjeografik ku shqiptarët gjenden në gadishull, për popullin tonë, ka qen në rrezik çdo herë, me mijëra vite, ku ende jemi në rreziqe të ndryshme për zhbërjen e kombit shqiptar si populli më i lashtë me një gjuhë më të vjetër në Evropë, pra politikës shqiptare, i preferoj të mos bien pre e mashtrimeve të atyre, që të tjerët bëjnë plane dhe projekte, duke u përpjekur, për çdo ditë të provojnë eksperimente të ndryshme në shkatërrimin dhe dëmtimin e popullit shqiptar.

Ne si popull i vogël, jo funksional, për shkak të asaj që kemi kaluar në periudha të ndryshme kohore, por edhe se nuk jemi unik ndërmjet veti sa duhet, më lehtë grindemi me njëri tjetrin, se të bëjmë masa mbrojtëse, strategji ekonomike, politike, dhe mbrojtëse edhe pse si aletë tani e kemi shtetin dhe aleancën Euro-Atlantike më të fuqishëm në botë.

Ndërsa dikush ende është në hamendje dhe nuk është këmbëngulës në ruajtjen dhe forcimin e atyre aleancave.

Udhëheqja e dy shteteve me shumicë shqiptare, duhet bërë detyrat e shtëpisë dhe duhet bërë rregullisht, pa përtesë, me disiplinë, mundësisht vet, e nëse nuk din vet, duhet mundësuar mikut të tyre të ju ndihmon, e jo të ju zgjidhë detyrat krejtësisht, por herë do kur, duhet mësuar vet ti zgjedh obligimet duke mbajtur përgjegjësi ndaj popullit.

Shqiptari ta mbrojë shqiptarin dhe ta shpëtoni Shqipërinë, duke e dashur çdo gjë shqiptare, duke mos u armiqësuar me askënd, e mesë paku me atë që e kemi vëlla, e mik.