Yjet e Kosovës në Hoffenheim Feti Demolli pranë talentëve që po ngjiten në Bundesligë

Syri

Në ndeshjen e sotme mes TSG Hoffenheim dhe FC St. Pauli, vëmendja e komunitetit shqiptar në Gjermani dhe Zvicër ishte e përqendruar te tre futbollistët që përfaqësojnë njëkohësisht klubin gjerman dhe Kombëtaren e Kosovës: Leon Avdullahu, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari. Në stadium ishte i pranishëm kryetari i UKFSHZ-së Feti Demolli, së bashku me nënkryetarin e Unionit, Reshit Morina, të cilët prej vitesh kontribuojnë në afrimin e talenteve shqiptare drejt fanellës së Kosovës.

 

Leon Avdullahu – historia e një vendimi të madh për Kosovën

Mesfushori 22‑vjeçar Leon Avdullahu, i transferuar nga Basel te Hoffenheim në vitin 2025, është një nga talentet më premtuese të Bundesligës. Vendimi i tij për të përfaqësuar Kosovën është rezultat i një pune të gjatë, komunikimi të vazhdueshëm dhe mbështetjeje të fortë familjare.

Familja Avdullahu jeton në Gerlafingen të Zvicrës: babai i Leonit, Islam Avdullahu, jeton në Zvicër që nga viti 1994, ndërsa gjyshi i tij që nga viti 1977. Kjo lidhje e thellë me vendlindjen ka qenë vendimtare që Leoni të zgjedhë Kosovën, duke e parë fanellën e saj si pjesë të identitetit dhe rrënjëve të tij.

Islam Avdullahu babai i Leonit dha një deklaratë të shkurtër për SyriTV tha se na çfar do që bëjm për Kosovën na u duket pak.

“Nuk kemi mundur t’i ndihmojmë Kosovës sa duhet. Prandaj ndihem jashtëzakonisht krenar që po kontribuojmë për vendin tonë. Kontribut shumë të madh dhe vendimtar ka dhënë edhe nëna e Leonit. Ndihem krenar që Leoni luan në Bundesliga, sepse është gjithmonë i përgatitur dhe i gatshëm për Kosovën.”

Feti Demolli: “Ndihem jashtëzakonisht krenar që po kontribuojmë për vendin tonë”

Gjatë ndeshjes, Feti Demolli dha disa deklarata për Syri.tv, duke theksuar rolin e diasporës dhe rëndësinë e lojtarëve që luajnë standard në klubet e tyre.

Ai vuri në dukje se prania e tre lojtarëve shqiptarë në një klub të Bundesligës është një vlerë e madhe për Kombëtaren:

> “Lojtarët që luajnë standard në klubet e tyre kanë rëndësi shumë të madhe për Kombëtaren. Në këtë rast, të tre lojtarët tanë luajnë standard te Hoffenheim.”

Demolli konfirmoi se angazhimi i Unionit dhe i diasporës do të vazhdojë:

> “Do të jemi aty ku i kemi djemtë tanë. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin në Botëror.”

Asllani dhe Hajdari – dy shtylla të tjera të Kosovës në Bundesligë

 

Përveç Avdullahut, Hoffenheim ka edhe dy futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare që tashmë mbajnë fanellën e Kosovës:

– Fisnik Asllani, sulmues i rritur në Gjermani, pjesë e Hoffenheim dhe me paraqitje të rregullta në Bundesliga.

– Albian Hajdari, qendërmbrojtës i lindur në Zvicër, i cili në vitin 2025 zgjodhi të përfaqësojë Kosovën pas një periudhe me ekipet zinxhir të Zvicrës.

Të tre së bashku përbëjnë një bërthamë të re të rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares, duke sjellë energji, disiplinë dhe përvojë nga një prej ligave më të forta në botë.

Kosova po ndërton një brez të ri në futbollin europian

Prania e tre lojtarëve shqiptarë në Hoffenheim, puna e Feti Demollit dhe Reshit Morinës, bashkëpunimi me Unionin dhe mbështetja e FFK‑së nën drejtimin e Agim Ademit po krijojnë një model të ri të afrimit të talenteve nga diaspora.

Kjo ndeshje ishte më shumë se një duel i Bundesligës – ishte një pasqyrë e së ardhmes së futbollit kosovar dhe e potencialit të jashtëzakonshëm që po vjen nga diaspora.