Shkëlqesia e tije Ambasadori Z. Sami Ukelli dhuroi kampionit të dyfishtë z. Luan Rudaj mirënjohje për rezultatet e arritura

SYRI TV

Ishte nder dhe kënaqësinë bashkë me kampionin botës në Muay Thai z. Luan Rudaj të takojmë shkëlqesinë e tije Ambasadorin e Republikës së Kosovës Z. Sami Ukelli  bashkë me stafin ne Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Gatishmëria e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe afërsia me mërgimtarët sidomos të atyre të cilët të cilët na ofrojnë dhe na prezantojnë me botën si shembull për kombin tonë, edhe ditëve të vikendit ata rezultojnë pozitiv dhe mbështesin fitimtarët.

Shkëlqesia e tije Ambasadori Z. Sami Ukelli dhuroi kampionit të dyfishtë z. Luan Rudaj mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin e dhënë në promovimin e sportit në diasporën shqiptare në Zvicër.

I lindur dhe rritur në Zvicër me prejardhje nga Malisheva, Luana Rudaj i cili si fëmijë kishte filluar me sportin e karatesë e më pas edhe me Muay Thai.  Mu aty ku ka filluar ky sport, Luani edhe kësaj radhe nokauton radhazi Tajlandezet dhe te tjerët  dhe mbron titullin kampion bote ne kategorinë e tij.

Televizioni Syri me gazetarin Besim Laci ndihen të vlerësuar dhe falënderues për pritjen e kampionit Luan Rudaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në kryeqytetin Helvetik në Bernë dhe ne TV Syri mbetemi të përkushtuar të transmetojmë xhirimet dhe intervistat e zhvilluara për të cilat flitet për arritjen dhe mbështetjen e sportit në Zvicër.

Besim Laci