Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli mbështet Kombëtaren e Kosovës dhe falënderon kryetarin z. Agim Ademin dhe stafin e FFK për kontributin në kualifikimet e botërorit

SYRI TV

Në selinë e FFK, kryetari z. Feti demoli dhe nënkryetari Reshit Morina u mirëpritën nga kryetari i FFK z. Agim Ademi ku u bisedua për arritjen e  kombëtares në kualifikimet e botërorit e që në ndeshjen finale fati nuk ishte në anën e djelmoshave të Kosovës.

Ishte një rrugëtim i shkëlqyer i kombëtares në kualifikimet e botërorit u shpreh z. Demoli, duke vlerësuar fitore brenda edhe jashtë Kosovës dhe lojën e tyre emocionale deri në finalen e madhe të 31 Marsit.

Shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës sytë i kishin në mbrëmjen e orës 20.45 kur u shënua historia dhe suksesi piedestal i djelmoshave të kombëtares dhe përzgjedhësve të Franko Foda të mbështetur nga Kryetari i FFK z. Agim Ademi dhe stafi mbështetës.   

Prishtina në këtë mbrëmje ishte pothuajse e bllokuar në komunikacion, dhe ishte një festë sportive e veçantë dhe historike për Kosovën dhe shqiptarët anembanë globit të cilët kishin vërshuar edhe nga shtetet e perëndimit në mbështetjen e djelmoshave nga Kosova.

Fillimi i ndeshjes ishte plot emocione dhe dëshirë e gjithë kombit për fitore e në veçanti stafit teknik të FFK dhe njëmbëdhjetëshit në fushë.

Fati nuk ishte në anën tonë, por duke shikuar rrugëtimin deri në finale,  suksesi është tejet i madh i kombëtares që meriton çdo lëvdatë për arritjen tha z. Demoli.

Edhe ne erdhëm enkas nga Zvicra në mbështetje të  kombëtares duke reflektuar tejet pozitiv për punën  e të gjithëve, e në veçanti të z. Agim Ademi i cili me punën e frytshme dhe angazhimin e tij me stafin lan pas shumë shtete me tradita tejet të gjata në futbollin botëror.

Agim Ademi falënderoj kryetarin dhe nënkryetarin e UKSHFZ z. Demoli dhe Morina për mbështetjen dhe punën e përbashkët duke theksuar se të bashkuar mundemi edhe më shumë.

Në këtë takim u bisedua edhe për zhvillimin e Kupës së Kosovës për Diasporë që është një degë e sukseseve të futbollit shqiptarë dhe Klubeve shqiptare të futbollit jashtë vendit.  

FFK do të qëndrojë sa ma afër UKSHFZ dhe kryetarit z. Demoli tha z. Ademi në realizimin e Kupës mes FC Kosova nga Gjeneva dhe FC Prishtina nga Kosova që do të zhvillohet në Gjenevë e që pritet finalizimi i datës së zhvillimit edhe të kësaj ndeshje historike.

Në fund  të takimit, Z. Agim Ademi tha se ju na vizituat dhe na mbështetët në Kosovë e tani mbetet që edhe ne të ju vizitojmë dhe mbështesim shpejtë në Gjeneve.

Demoli dhe z. Morina falënderuan shumë kryetarin z. Agim Ademi dhe gjithë stafin e FFK për kohën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët. Shihemi në Gjenevë!