Shkruan: Salih Sefa
Në sallën e ngushtë të gjyqit të vitit 1984 në Prishtinë, aty ku muret përpiqeshin të mbytinin fjalën u dëgjua një zë që u dëgjua në tërë hapsirën Shqiptare e që i dridhi Jugosllavët.
Zëri i Afrim Zhitisë pa e marrë lejen e gjykatësit,Ai nuk kërkoi mëshirë, nuk uli kokën, nuk kërkoi kompromis. Ai u ngrit si kushtrim, si vullkan e me zë të qartë:
“Unë kurrë nuk pendohem dhe ju nuk mund të më dënoni sa unë mbaj burg!”“Mua mund të më denoj vetëm populli im,e jo ju!“!!!
Ato fjalë nuk ishin kërkesë ndaj gjykatës,ishin betim para historisë. Ishin dëshmi se liria nuk burgoset, se ideali nuk prangoset, se dinjiteti nuk gjykohet.
Ai ishte biri i atdheut, Ai ishte biri i babë Osmanit e Nënë Qamës,ishte ai që zgjodhi rrugën më të vështirë, por më të ndritshme: rrugën e sakrificës për liri.
Afrim Zhitia jetoi pak në vite, por pafund në vepra. Në kohë robërie dhe padrejtësie, ai nuk pranoi heshtjen, nuk u përkul, nuk u thye. Me guxim, me ideal dhe me besim të palëkundur Afrimi u bë zë i lirisë!Plumbi armik ia ndali frymën, por jo zërin dhe dritën që e la amanet!
Afrim Zhitia ishte më shumë se një i ri me ëndrra; ai ishte një trim që guxoi të fliste e te kundershtonte edhe gjykatën edhe shkrimin e gazetës Rilindja të asaj kohë!
Në një Kosovë të mbytur nga robrija, ai zgjodhi fjalën e lirë, edhe kur ajo kushtonte me vet jetën. Zgjodhi të qëndronte drejt, edhe kur rruga e drejtë të çonte drejt çelive të errëta të burgut!Dhe pikërisht aty, në errësirë, ai u bë dritë për të ardhmën që e deshi!
Sot, në ditëlindjen e tij, nuk sjellim lule për të qarë mungesën, por për të kujtuar praninë. Afrim Zhitia jeton në çdo qëndresë, në çdo “jo” ndaj robrisë, e në çdo “po” ndaj lirisë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.
Lavdi zërit që nuk u shua kurrë.