Presidenti Ahmed al Shara dje u bë udhëheqësi i parë sirian që iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nga viti 1967, kur Lyndon Johnson ishte në Shtëpinë e Bardhë , dhe Leonid Brezhnev drejtonte Kremlinin.
Ishte një kthesë mahnitëse për al-Shara, një ish udhëheqës rebel dikur i lidhur me Al Kaedën.
Ku ai ende është ne regjistrat nderkombëtarë te ShBA-ve dhe OKB – se , ku ende zyrtarisht figuron si terrorist .
Në fjalim, ai përshkroi dekadat e shtypjes që Siria pësoi nën ish-Presidentin Bashar al-Assad dhe theksoi përpjekjet e tij për të rikthye imazhin e Sirisë ne OKB.
Siria është transformuar nga një eksportuese krize në një mundësi për paqe për Sirinë dhe rajonin tha al-Shara, i cili udhëhoqi forcat opozitare që rrëzuan mbretërimin e familjes Assad në dhjetor.
Al-Shara përsëriti thirrjet e tij të fundit për bisedime me Izraelin, i cili ka nisur qindra sulme ajrore në Siri që kur ai erdhi në pushtet.
Sulmet izraelite kundër vendit tim vazhdojnë, dhe politikat izraelite bien ndesh me qëndrimin ndërkombëtar mbështetës për Sirinë, i cili kërcënon kriza dhe luftëra të reja në rajonin tonë tha al-Shara.
“Përballë këtij agresioni”, shtoi ai, “Siria është e përkushtuar për dialog”.
Ndërsa al-Shara përfundoi fjalimin e tij – rreth tetë minuta, ishte një nga më të shkurtrat në takimin e OKB-së të këtij viti , ai shprehu mbështetjen e tij për banorët e Gazës.
“Vuajtjet që perjetoi Siria, nuk ia dëshirojmë askujt”, tha ai.
Për këtë arsye, ne qëndrojmë ne perkrahje te popullit palestinez e
Gazës.

Po kush është ne te vërtet Ahmad al Shara?
I lindur në Riad të Arabisë Saudite me 29. Oktober 1982 nga në një familje myslimane sunite siriane nga Lartësitë e Golanit , ku u rrit në kryeqytetin e Sirisë, Damask.
Al-Sharaa iu bashkua al-Kaedës në Irak pak para pushtimit të Irakut në vitin 2003 dhe luftoi për tre vite në kryengritjen irakiane.
Forcat amerikane e kapën dhe e burgosën atë nga viti 2006 deri në vitin 2011.
Lirimi i tij përkoi me Revolucionin Sirian kundër diktaturës ba’athiste të Bashar al-Assad.
Al-Sharaa krijoi Frontin al-Nusra në vitin 2012 me mbështetjen e al-Kaedës për të rrëzuar regjimin e Asadit në luftën civile siriane.
Si emir i Frontit al-Nusra, al-Sharaa ndërtoi një fortesë në Guvernatoratin veriperëndimor të Idlibit.
Ai i rezistoi përpjekjeve të Abu Bakr al-Baghdadi për të bashkuar Frontin al-Nusra me Shtetin Islamik, duke çuar në konflikt të armatosur midis dy grupeve.
Në vitin 2016, al-Sharaa i nderpreu lidhjet e al-Nusra me al-Kaedën , dhe filloi një goditje ndaj besnikëve të saj.
Që kur u nda nga Al-Kaeda ai ka
kërkuar legjitimitet ndërkombëtar duke paraqitur një pikëpamje më të moderuar për veten, duke hequr dorë nga xhihadizmi transnacional kundër vendeve perëndimore ,dhe duke u përqendruar në qeverisjen në Siri, ndërsa është zotuar të mbrojë pakicat e Sirisë.
Al-Sharaa bashkoi al-Nusrën me organizata të tjera për të formuar Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) në vitin 2017 dhe shërbeu si emir i saj nga viti 2017 deri në vitin 2025.
HTS krijoi një administratë teknokratike të njohur si Qeveria Siriane e Shpëtimit (SSG) në territorin që kontrollonte në Guvernatoratin e Idlibit.
SSG mblodhi taksa, ofroi shërbime publike dhe lëshoi karta identiteti për banorët, megjithëse u përball me protesta dhe kritika brenda Idlibit për taktika autoritare dhe shtypjen e mospajtimit.
Al-Sharaa nisi një ofensivë 11-ditore kundër regjimit të Asadit në nëntor 2024, e cila korri fitore të shpejta në Aleppo, Hama, Homs dhe Damask.
Pas thyerjes së marrëveshjes së vitit 1974, Izraeli intensifikoi pushtimin e Sirisë jugperëndimore nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli më 8 dhjetor 2024, ndërsa Bashar al-Assad iku në Rusi, ndërsa al-Sharaa riafirmoi angazhimin e Sirisë ndaj marrëveshjes së vitit 1974 që i dha fund Luftës së Yom Kippur.
Al-Sharaa ishte udhëheqësi de facto i Sirisë i qeverisë së përkohshme pas revolucionit nga 8 dhjetori 2024 deri më 29 janar 2025, kur u emërua president i Sirisë në Konferencën e Fitores së Revolucionit Sirian të mbajtur në pallatin presidencial.
Si President, ai u përqendrua në konsolidimin e pushtetit, rindërtimin e institucioneve shtetërore, integrimin e fraksioneve ushtarake dhe rivendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare të Sirisë, duke përfshirë edhe me SHBA-në, Rusinë dhe fuqitë rajonale.
Ai nënshkroi një kushtetutë të përkohshme që vendose një periudhë tranzicioni pesëvjeçare dhe njoftoi formimin e një qeverie kalimtare.
Në nivel të brendshëm, al-Sharaa ndoqi rimëkëmbjen ekonomike, stabilizimin e sigurisë dhe pajtimin e pakicave, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje me Forcat Demokratike Siriane për të integruar institucionet e tyre ushtarake dhe civile në shtet.
Ai luajti një rol kyç në reagimin e qeverisë ndaj masakrave që synonin alavitët sirianë dhe përplasjeve në Sirinë jugore, mbështeti qeverisjen pragmatike, kundërshtoi konfliktin e ripërtërirë me Izraelin dhe dënoi ndikimin Iranian.
25.09.2025
I.Salihu – gazetar hulumtues