“Talenti dhe përkushtimi i futbollistëve të ri, mjafton për suksesin e tyre edhe nën ombrellën e UKSHFZ”

SYRI TV

“Nuk është e domosdoshme që të gjithë të merren me futboll, por ata që kanë talent, vullnet dhe punë – mund të arrijnë sukses më shumë dhe më shpejt me mbështetjen e prindërve të tyre dhe në bashkëpunim me Unionin (UKSHFZ”

Është shumë e rëndësishme që Kryesia e Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër të ndihmojnë futbollin e po ashtu edhe zbulimin e talentëve të ri të moshave të ndryshme në Zvicër.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli nënvizoi se sporti, në veçanti futbolli nuk ka rrugë të shkurtër apo të gjatë por ka orientim të sigurte e që është shpresë për rininë që kanë talent dhe përkushtim në futboll.

UKSHFZ, Kryetari Feti Demoli ka mbështetjen e plotë nga FFK për zbulimin dhe mbështetjen e futbollistëve të ri të grup moshave të ndryshme të cilët me përkushtim i janë dhënë futbollit sport i cili është duke lulëzuar kohëve të fundit në Zvicër.

Me mbështetjen tonë të Unionit në bashkëpunim me prindërit e tyre, jemi të bindur shumë të ju ndihmojmë drejtë realizimit të qëllimeve të caktuara .

Në përbërjen e ngushtë të kryesisë, Kryetari Feti Demoli njoftoi se pas takimeve të fundit që kishte me Kryetarin e FFK z. Agim Ademi, janë pajtuar që të jen në kontakt sa më të afërt me prindërit e futbollistëve të ri shqiptar të cilët kanë interes bashkëpunimi me Unionin dhe  Kryetarin Feti Demoli.

Prindërit e futbollistëve të ri në Zvicër tani kanë rrugën më të afërt për të shqyrtuar mundësinë e fëmijëve të tyre drejt afirmimit dhe ndihmës për kultivimin dhe ndërtimin e personalitetit më të fuqishëm të talentit drejt suksesit për një perspektivë të ndritur.

Për futbollistët e ri të cilët kanë talent po ashtu do të organizohen edhe Kampe përzgjedhëse me Trajner profesional  deri te formimi i një ekipi të cilët do të zhvillojnë ndeshje me moshatarët e tyre të reprezentacionit të Kosovës, mundësi e shkëlqyer drejt afirmimit të tyre.