Izraeli nisi dje sulme ajrore në Damask, duke dëmtuar një kompleks ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes , dhe duke goditur një zonë pranë pallatit presidencial.
Sulmet pasuan ditë të tëra pas përleshjee vdekjeprurëse që përfshinin forcat qeveritare siriane në rajonin jugor të Sweidës, kunjeton pakica DRUSE e vendit, të cilën Izraeli është zotuar ta mbrojë.


Izraeli kërcënoi të përshkallëzonte sulmet ndaj forcave qeveritare Siriane nëse ato nuk tërhiqeshin nga Sweida.
Menjëherë pas sulmeve ajrore izraelite, autoritetet siriane njoftuan se ishte arritur një armëpushim në Sweida me udhëheqësit lokalë.
Më vonë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-të kishin punuar me të gjitha palët e përfshira në përleshje për të «i dhënë fund kësaj situate shqetësuese dhe të tmerrshme .
Megjithatë, vërshimi i diplomacisë duket se bëri pak për të ndaluar sulmet izraelite.
Ndërsa nata afrohej, u raportuan sulme të tjera izraelite ndaj objektivave ushtarake përreth Damaskut.
Izraeli ka dy arsye shtytëse për të ndërhyrë në Sirinë jugore ;
Së pari, për të parandaluar që milicitë e mbështetura nga Irani , ose militantët islamikë të ngulmojnë pranë kufirit izraelit.
Së dyti, për të qetësuar shqetësimet e pakicës druse të Izraelit, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë izraelite.
17.07.2025
I.Salihu