Sukseset e mërgatës |
Sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, kishim kënaqësinë të mirëpresim dy personalitete të rëndësishme shqiptare, të suksesshme në jetën institucionale dhe ekonomike të Zvicrës:
– Znj. Halime Memishi Fetishi – Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese dhe Drejtoreshë e Eventeve dhe Sponsorizimeve në FRZ – Flughafenregion Zürich dhe
– Znj. Besa Saramati – Leitern Finanzen & HR në FRZ – Flughafenregion Zürich.
Të dyja janë pjesë kyçe e organizatës ekonomike rajonale FRZ – Flughafenregion Zürich, një rrjet i madh i ndërmarrjeve dhe komunave në kantonin e Cyrihut.
Përmes angazhimit të tyre profesional, ato japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e zhvillimit ekonomik, promovimin e rrjetëzimit dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim në nivel rajonal.
Organizata mbledh rreth 800 kompani, si dhe komuna dhe disa organizata të tjera.
Krenar me sukseset e mërgatës tonë, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim janë pjesë aktive e zhvillimit në Zvicër shkruan ne profilin e tij Konsulli i Kosovës ne Zvicër z. Vigan Berisha