Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit ka nisur.
Izraeli ka udhëzuar qytetarët që të hyjnë nëpër bunkerë sepse kanë nisur sulmet nga Irani.
Forcat e Izraelit kanë deklaruar se janë duke punuar për të shkatërruar raketat, por kanë paralajmëruar se Kupola e Hekurt, sistemi mbrojtës, nuk është hermetik
“Në këtë kohë jemi duke punuar për të kapur raketat dhe sulmi është i nevojshëm për të eliminuar kërcënimin”, thuhet në një njoftim.
E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.
Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, tashmë shpërthime janë dëgjuar në Izraelin verior.
Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.
Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.