Mediat izraelite raportojnë se “Wing of Zion”, versioni izraelit i “Air Force One”, u nis nga Aeroporti Ben-Gurion sot, ndërsa Izraeli nisi një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane si pjesë e Operacionit “Rising Lion”.
Aeroplani, i cili i shërben kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Isaac Herzog si mjeti i tyre zyrtar i transportit gjatë vizitave ndërkombëtare, u nis për në Athinë mes frikës së një sulmi hakmarrës iranian.
Bëhet e ditur se ai kishte fluturuar edhe më parë nga baza ajrore Nevatim, në Negevin verior, gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit në prill 2024, shkruan JP,
Menjëherë pasi aeroplani u nis për në Greqi, zëdhënësi i IDF-së, gjenerali Effie Defrin tha në një konferencë për shtyp se Irani kishte lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit.