IZRAELI I SHPALL LUFT IRANIT !

SYRI TV
Sot herët në mëngjes Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit, duke goditi dhjetëra objektiva iraniane , duke përfshirë edhe lokacione bërthamore, duke vrarë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë.
Ky Sulm ka ngjall frikën se konflikti mund të shpërthejë në një luftë të plotë midis dy ushtrive më të fuqishme të Lindjes së Mesme.
Është hera e pare qe nga viti 1989 (lufta Iran – Irak) ku Irani sulmohet nga një shtet i huaj me një kapacitet kaq te fuqishëm , dhe të gjerë .
Sulmet ishin aq te fuqishëme , ku është godite pothuajse i gjithë zinxhiri komandues i Iranit, ku raportohet se të paktën tre gjeneralë të lartë u vranë, si dhe dy shkencëtarë të shquar bërthamorë .
Të paktën një duzinë civilësh u vranë gjithashtu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.
Disa zyrtarë izraelitë i përshkruan sulmet si një sulm parandalues ​​që synonte të pengonte Iranin të siguronte një bombë bërthamore.
Ushtria izraelite paralejmroi se do të kete të tjera sulme , duke e quajtur sulmin «fazën e parë».
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se beteja do të vazhdonte për aq ditë sa të duhen.
Sulmi ndodhi një ditë pasi organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së e kritikoi Iranin për shkelje të detyrimeve të mospërhapjes , ku negociatorët amerikanë dhe iranianë planifikonin bisedime të dielën në Oman rreth programit bërthamor të Iranit .
Keto takime që tani janë në pykpyetje .
SHBA-të thanë se nuk ishin të përfshira në sulme. Mund të duhen ditë, ose javë, për të vlerësuar se sa shumë Izraeli i ka shkatrrue arsenalin , dhe aftësistë atomike të Iranit.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei, tha në një deklaratë se Izraeli «duhet të presë një ndëshkim të ashpër.
Dora e fortë e Republikës Islamike nuk do t’i lërë të shkojnë». Avionët luftarakë iranianë lëvizën shpejt për të kapur avionët luftarakë izraelitë, tha një zyrtar iranian, dhe sirenat u dëgjuan në Jerusalem dhe qytete të tjera.
Banorët e Teheranit, kryeqytetit iranian, raportuan se dëgjuan shpërthime të fuqishëme , ku dhe Televizioni shtetëror iranian transmetoi imazhe tymi dhe zjarri që dilnin nga ndërtesat qe po digjeshin .
13.05.2025
Ismet Salihu , gazetar