Njerëz të deportuar nga vendi në një operacion të fshehtë për shkak të një tatuazhi; urdhra gjykate të injoruar kategorikisht nga qeveria; plumba gome të përdorur nga forcat ushtarake kundër gazetarëve për t’i penguar ata të raportonin; studentë të kërcënuar me deportim të menjëhershëm për pjesëmarrje në protesta paqësore pavarësisht se kishin leje qëndrimi të vlefshme
Këto dhe skena të ngjashme janë luajtur çdo ditë në SHBA që kur Donald Trump mori detyrën si president.
Sulm frontal ndaj të drejtave të njeriut është motori që e mban qeverinë e tij në punë e me dekrete, masa dhe direktiva gjithnjë e më të rejae të paligjshme.
Një lëvizje e fortë për të drejtat e njeriut është e nevojshme për të parandaluar që «demokracia më e vjetër në botë» të bjerë në autokraci dhe për të mbrojtur vlera të tilla si humaniteti dhe solidariteti.

Këto dite kemi pare demonstrata më të mëdha kundër Trumpit që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.
Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të SHBA-së, përfshirë Nju Jorkun, Denverin dhe Los Anxhelosin.
Demonstruesit në Uashington mbanin pankarta me slogane të tilla si «Jo presidenti im!», «Ndalo shkatërrimin e Amerikës!», «Turp për Trumpin!», «Larg duart nga sundimi i ligjit!» dhe «Larg duart nga Sigurimet Shoqërore».
Demonstruesit kritikuan, ndër të tjera, veprimet e Trumpit kundër emigrantëve pa dokumente, shkurtimet në agjencitë federale dhe programet qeveritare që ai nxiti me Elon Musk, dhe politikën agresive tarifore të presidentit.
Ata gjithashtu akuzuan populistin e krahut të djathtë për minimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
«Është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh se çfarë po i ndodh qeverisë sonë dhe se ndarja e pushteteve po shkelet me vendime e akcione brutale te qeverise Tramp.
Aktivistja e të drejtave civile zonja Graylan Hagler tha se administrata Trump ka zgjuar «një gjigant të fjetur». «Ne nuk do të ulemi, nuk do të heshtim dhe nuk do të largohemi” perfundoi ajo para protestuesëve.
12.06.2025
Ismet Salihu , gazetar