UKSHFZ uron Kosovën për kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve

SYRI TV

Kryesia e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, në emër të Kryetarit Feti Demoli dhe kryesisë bashke me 25 Klube të Futbollit Shqiptar në Zvicër, i uron Kombëtares së Kosovës ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Me plotë kënaqësi urojmë FFK dhe kryetarin Agim Ademi për arritjen e kombëtares së Kosovës! Unioni UKSHFZ nga Zvicra një vend i futbollistëve shqiptarë që po mbrojnë ngjyrat e kombëtares dhe na dhurojnë një copë të  vendlindjes shpreh mirënjohjen e thellë për Kosovën.

Dardanët pritet të jenë të vazon e katërt dhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra.