Speaker Slam International 2025, Fitim Brahimi, Shqiptari i parë në histori që fiton këtë titull

SYRI TV

Një natë e paharrueshme, më 13 mars 2025 në Wiesbaden të Gjermanis, Fitim Brahimi u bë shqiptari i parë në histori që fitoi titullin në Speaker Slam-in Internacional.

Ky event prestigjioz, që ka zhvilluar edicione në qytete si Nju Jork, Vjenë, Frankfurt, Hamburg, Stutgart dhe Mynih, arriti një rekord botëror me 249 pjesëmarrës nga 28 kombësi.Speaker Slam është një konkurs i veçantë, ku folësit konkurrojnë për të mbajtur fjalime emocionuese dhe inspiruese për vetëm katër minuta. Ashtu si në Poetry Slam, ku poezia dhe rap-i janë në qendër të vëmendjes, folësit në këtë ngjarje trajtojnë tema të ndryshme personale dhe profesionale. Sfida e vërtetë është të përçosh mesazhin e duhur, të lësh një ndikim të fortë dhe të krijosh një lidhje të thellë me publikun në një kohë të kufizuar.

Fitim Brahimi, me metodën e tij unike “Të gjithë flasin, por shumë pak komunikojnë”, e kapërceu këtë sfidë me mjeshtëri të jashtëzakonshme. Në katër minuta të mbushura me pasion dhe siguri, ai arriti të magjepsë dhe të mahnitë jurinë dhe publikun. Me performancën e tij të fuqishme, ai u shndërrua jo vetëm në një fitues, por edhe në një ambasador të komunikimit të vërtetë dhe të thellë.Fituesit e Speaker Slam shpërblehen jo vetëm me çmime dhe medalje, por edhe me mundësi të reja profesionale dhe njohje të zgjeruara.

Për Fitimin, kjo fitore nuk është vetëm një çmim, por një hap i madh drejt njohjes ndërkombëtare dhe mundësive për të shpërndarë mesazhin e tij në botën e komunikimit dhe fjalës.Pjesëmarrësit mund të zgjedhin vetë temat që duan të trajtojnë, dhe këtë vit, Fitim Brahimi e përdori mundësinë për të paraqitur një mesazh të rëndësishëm për komunikimin autentik dhe të sinqertë. Në këtë natë të paharrueshme, ai arriti të kapte vëmendjen e jurisë dhe të gjithë pjesëmarrësve, duke i bindur ata që të komunikojnë më shumë se fjalët – të komunikojnë me shpirt.