Presidentja Vjosa Osmani me Senatoren republikane Joni Ernst, tregon për çka folën

SYRI TV

Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet në Washington DC me senatorë e kongresistë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka bërë me dije se është takuar me senatoren republikane Joni Ernst.

“Diskutuam rëndësinë strategjike të koordinimit me qëllim të mbrojtjes e avancimit të interesave të përbashkëta strategjike. Siguria e paqja e qëndrushme i shërbejnë edhe bashkëkupinimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të  ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, ka shkruar Osmani.

.