Eris Bajra kampion bote për të rinj në IBO

SYRI TV

Eris Bajra, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës, ne fundjavë ka arritur suksesin e tij më të madh në karrierë duke fituar titullin e kampionit botëror për të rinj në federatën prestigjioze, IBO. Deri tek ky titull ai erdhi pasi mposhti bokserin nga Venezuela, Raul Ugueta, I cili kishte një rekord të frikshëm prej 12 fitoreve dhe vetëm 2 humbje në karrierë. Ndryshe, ishte kjo një ndeshje shumë e fuqishme e cila zgjati plot 10 runda dhe u fitua me pikë.

Cekim se Bajra gjatë gjithë kohës ka treguar një teknik të përsosur dhe ka qen ne avantazh gjatë gjithë kohës, madje në raundin e parë ai i dha një goditje shumë të fuqishme qe madje e dërgoi edhe në dysheme, por I njëjti arriti të mbijetoj. Eris Bajra në boksin profesionist është vetëm 3 vjet dhe ai stërvit me njërin prej trajnerëve më të mirë të botës Istvan Szili i cili edhe ky dikur ishte kampion në IBO – WBO e UBF.

Ndeshjen e radhës, Bajra do ta ketë më 21 dhjetor në Bazel ku edhe pret shumë mbështetje nga fansat e tij. Ndryshe, cekim se Matchmaker personal i Bajrës është Avdyl Salihu, me të cilin ka një bashkëpunim shumë profesional dhe korrekt.