Partia GUXO që nga themelimi i saje deri me tani zgjeroi aktivitetin e saje edhe me dy nëndegë aj o në Luzern dhe kjo tani në Friburg dhe jep shpresë që në të ardhmen do të zgjerohen edhe ne kantonet tjera të banuara me shqiptarë..
Qyteti i Friburgut që ka një numër të madh të mërgimtarëve dhe në kohën kur pushimet e bashkatdhetarëve janë në vrullin e verës, prapë kishte një numër relativisht i madh ku dhe u formua nëndega e cila premton që do të tubojë numër të madh nga Kt. i Friburgut.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Partisë Guxo dega në Zvicër z. Muharrem Blakaj, Zv. Kryetari z. Blerim Ferizi, Kryetar i degës në Gjermani z. Luan Gacaferri, koordinatorët z. Ismet Salihu, Luan Toçani dhe veprimtarë të tjerë të cilët erdhën në mbështetje të themelimit të nëndegës me 20 korrig 2024.
Ismet Salihu koordinator dhe udhëheqës i seancës ftoi të gjithë të pranishmit në shenjë nderimi të himnit kombëtar dhe pastaj i falënderoi të gjithë të pranishmit dhe uroi që kjo nismë themeltare të jetë shembull edhe për nëndegë të reja.
Kryetar kësaj nëndege ashtu si që ishte edhe i propozuar, Bajram Mehmeti mori postin e kryetarit, intelektual i kompletuar dhe veprimtar i plotë i çështjes kombëtare.
Duhet cekur se Bajram Mehmeti është meritor dhe intelektual i spikatur dhe më herët gjatë shkollimit të tije në akademinë ushtarak në ish- shtetin jugosllav u burgos dhe persekutua, por pastaj ndër vite në heshtje vazhdoi veprimtarinë me shkrime të ndryshme.
Në kryesi u zgjodhën kryesisht gjenerata të reja mbështetës të plotë dhe me përgatitje të larta shkollore e profesionale të cilët mbështetën fuqimisht themelimin e nëndegës.
Në debatin e hapur nga të pranishmit u kërkua që në sistemin e KQZ në vendlindje të ndryshohet rregullorja dhe të caktohen që edhe nga mërgata të kenë vendet e caktuara të deputetëve të cilët e përfaqësojnë mërgatën.
Pas përfundimit të themelimit të nëndegës, u shtrua për të pranishmit edhe apero ku në flladin e mbrëmjes jashtë sallës këmbenin mendimet dhe qëllimet e përbashkëta me kryetarin e ri të nëndegës z. Bajram Mehmeti dhe më pas u shpërndanë të gjithë të lumtur dhe me shprese për dite më të mira.