Një takim i suksesshëm i bizneseve shqiptare nga Lugina e Preshevës për biznese te fushave të ndryshme ekonomia, financë, teknologji, dhe te ndryshme.
Në diten e parë të panairit nga e gjithë Zvicra kishte vizitorë të fushave të ndryshme te biznesit të cilët ishin në këtë panair mirë të organizuar nga Fondi Humanitar Preshevë Bujanovc Medvegje.
Ndër vizitorët nga Zvicra, të intersuar për këtë panair takuam edhe nga shtetet për rreth si nga Gjermania, Austria dhe Italia.
Takime, konsultime në mes veprimtarësh të fushave të ndryshme dhe një bashkëpunim në mes tyre ishte dhe është një ide reale për të ardhmen e tyre.
Te pranishëm në panair takuam edhe figura diplomatike nga Ambasada e Shqipërisë shkelqësinë e tij ambasadorin Mustafa Nano dhe sekretarin e parë z.Valon Gashi, Konsulin e e Republikës së Kosovës ne Zürich z.Vigan Berisha, Korrdinatorin e Shkollave Shqipe ne Zvicër z. Vaxhid Sejdiu. Kryetarin e UKSHFZ z. Feti Demoli dhe shumë të tjerë.
Televizioni Syri sponsor medial për së afërmi filmoi zhvillimin e panairit të ditës së parë dhe intervistuam organizatorët për tu informuar për së afërmi me rrjedhën dhe knaqësinë qe ata bashkë me prodhuesit nga Lugina buzeqeshnin.
Kryetari i Fondit z. Adnan Imeri ndër të tjerat tha se ky është panairi i dytë me radhe dhe se dukshëm shihet ngritja e prodhuesve nga Lugina dhe interesimi i bashkatedhetareve ne perendim per prodhimet kualitative ne panair.
Respekt për të gjithë ata të cilët mundohen të punojnë dhe veprojnë në shërbim të një të ardhme me të mirë!